• |
ide | kryesore

SHBA paralajmëron Turqinë për blerjen e mundëshme të sistemit raketor rus

Planet



Zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, e paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

Pence tha se Turqia “duhet të zgjedhë” midis të qenët anëtare e rëndësishme e NATO-s, ose rrezikon sigurinë e këtij partneriteti, duke marrë “vendime të tilla të pamatura”. 

Turqia tha se blerja e sistemit të avancuar rus është tashmë një marrëveshje e bërë.

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën. Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Pence po ashtu kritikoi Gjermaninë, një tjetër anëtare të rëndëishme të NATO-s, për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtjen e saj.

Moska nuk bëri asnjë koment publik për zhvillimet e fundit.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *