• |
ide | kryesore

Skandali/ Dalin dokumentat, manipuloi dëshmitarin e dosjes Babale, gradohet drejtor policie

Arkiva, Kryesore



Duhet të ishte në rastin më të mirë nën hetim, osë në më të keqin pas hekurave, por Rilindja e ka shpërblyer policin e saj të devotshëm, Andon Marko (djathtas në foto) si Drejtor të policisë së Fierit. Tashmë me prova dhe me përgjime janë ngritur dyshime serioze se dy drejtuesit të uniformave blu të këtij qarku kanë manipuluar, paguar me para dhe mbajtur nën vëzhgim Alfred Alizotin, njeriun që u bë me vullnetin e tij të lirë, alibia e rreme për të dëshmuar se dosja Babale ishte një manipulim dhe se zërin e vëllait të ish ministrit të brendëshëm, Fatmir Xhafaj e kishte lujtur ai si aktor.

Pra edhe kaq edhe dyshimet se kishte marrë pjesë në një manipulim flagrant mund ta kishin penalizuar Andon Markon në karrierën e tij. Por në të kundërt në piramidën e “mëkatarëve” ai ka zënë një post më të lartë. Pasi PD me anë të deputetit Salianji bëri publike përgjimet, Marko u emëruar drejtorë i policisë së Fierit.
Por sot publiku është njohur edhe me një fakt tjetër. Marko jo vetëm është involvuar në krijimin e një dëshmie të rreme, qëë i shërbente Ramës dhe Xhafajt që patën deklaruar publikishte se dosja e Babalesh ishte një inksenimë i xhiruar në PD e kthyer në kinostudio, pra ai jo vetëmë i ka shërbyer parisë, por ai ka gënjyer edhe para prokurorisë duke bërë dëshmi të rreme.

Lexo më tej:

Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Këtu poshtë është faksimilja e procesverbalit të dosjes së përgjimit të Agron Xhafajt nga Babalja ku ai thotë se e ka takuar vetëm njëherë Alizotin. Në datën 17 tetor ai ka thënë para prokurorit Përparim Kulluri se kjo ka ndodhur kur Alizoti është vetëofruar duke telefonuar policinë për të bërë dëshmitarin e rremë.
Por dosja hetmimore dhe përgjimet tashmë të zbardhura me zë dhe me tekst kanë treguar, se Marko dhe Alizoti, jo vetëm që kanë folur bashkë në telefon disa herë, jo vetëm kanë shtrënguar duart kur ai është dorëzuar, por janë takuar disa herë në Tiranë edhe në Fier.

Në përgjime Alizoti herëë i thotë se pret një mik ti sjelli një pako dhe më pas në një tjetër telefonatëë i flet për mikun që u tragua fisnik sia solli atë që kërkonte.
Këto dyshime flagrante janë një rrjetë e tërë merimange që duhet hetuar nga prokuroria, për të kuptuar se si gjithë shteti u vu në dispozicion të alibisë që ngriti Edi Rama, por do të mjaftonte edhe një fakt, ai që Marko ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorisë, që ta penalizonte atë. Në fakt ai u gradua drejtor policie.
Dhe kjo histori është prova më e qartë se si rilindja po përpiqet të mbajë mbyllur gojën e njerzve qëë i përdori për të manipuluar të vërtetën.

Sot, që nga dita e largët kur Rama deklaroi se kishte në dorë provën shkencore që përgjimië i Babales me Agron Xhafën ishte një inskenim, kanë rënë të gjitha alibitë.
Tani ska mbetur gjë tjetër veçse tu japi pushtet njerzve që manipuluan në emër të tij që askush mos tregojë për krimin e kryer.

©Lapsi.al

Përgjimet që tregojne lidhjen Alizoti – Marko

Përgjimi 01 Tetor 2018, ora 12:35 

Nëndrejtori Andon Marko flet me Alizotin. 

Marko: alo

Alizoti: Ça po bën.

Marko : Hiç ja kam ca njerëz.

Alizoti: Të mora vetë unë se më duket se ka rrëmujë aty, prish qetësinë. …

Aliztoi: Ej…

Marko: Hë.

Alizoti: Po pres atë mikun unë, kishte një porosi ai miku nga Tirana. Kupton. E mora në telefon unë nja dy herë. Kupton ti.

Marko: E dinë vetë ata, se di ça të them. Se unë jam shkëputur këto ditë edhe… nuk di ça të them.

Alizoti: E mirë, mirë

 

Përgjimi i 01 Tetor ora 16:11  Alizoti telefonon nendrejtorin e policise Fier

Alizoti telefonon nendrejtorin e policise Fier

Marko: Ho re.

Alizoti: Ça bën o vëlla? Në rregull në rregull jam. Fisnik  ai e mbajti llafin

Marko: Hiç ja. Mirë mirë.

 

Përgjimi 05 Tetor 2018  

Alizoti komunuikon me Andon Markon ku lihet të kuptohet se të dy e dinë që do burgoset pasi për këtë është paguar. 

Marko: Hë ore ça bëre?

Alizoti: Ça po bëni?

Marko: Hiç ja me ca miq, po hamë drekë.

Alizoti: Pse s’ma bëre një zile mua?

Marko: Kush?

Alizoti: Po ti të ma bëje zilen mua vëlla. Të dy ne vaki jemi,  po të thoshte ore jam këtu, jam. Ça po bën?

Marko: Po hiç ça të them ore.

Marko:S ot dola në punë dhe më morën për drek këta.

Alizotri:Të mora. E di unë, ore.

Marko:Se nuk dal nga puna fare.

Alizoti: E di unë ore e di ty dreka nuk të ndahen

(qesh)

Alizoti:Ça bën?

Marko: Mirë. Mirë. Flasim. Se mbase do të filloj rregullisht nga e hëna e tutje.

Alizoti: Mirë, po, hajt se flasim.

Alizoti: Me dite jemi, me ditee di ti, e ke vulos ti!

Marko: Mirë o mirë pa merak, do flasim nga e hëna e tutje do vij në punë.

Alizoti: Mirë, mirë.

Marko: Mirë. Rrofsh.

 

Përgjimi i 5 Tetor ora 19:55 

Ku Alizoti flet Nendrejtorin Andon Marko dhe lë të kuptohet se ai po bën gati rrobat për në qeli. Ai u burgos një ditë më pas në 6 tetor sipas planit për të cilin ishte paguar. 

Marko:Hë ore.

Alizoti: Ça po bën?

Marko: Hiç ja me ngushëllime.

Alizoti: E di. Në Tiranë jam unë. Në Tiranë.

Marko: E mirë, vajte në Tiranë.

Marko: E o mirë tashi.

Alizoti: Jo ore, ika në Tiranë do të marr rrobat se nesër të gjitha. Do rri këtej se kështu më thanë.

Marko: Ëëëë..

Alizoti: Sot pasdite e ke parasysh ti.

Alizoti:Ça po bën ti?

Marko: Hiç ore. Po ashtu… po nxora ndonjë rrugë unë pastaj të vij të takoj.

Alizoti:Po çke të më takosh ti mua. Do vij unë të takoj se ashtu janë muhabetet.

Marko:Pa merak ore. Ça ke? Mos e vrit mendjen.

Alizoti:Dhe unë nuk e vë në dyshim fare.

Marko: Po mirë ore se mbase do të takoheshim të hënën.

Alizoti: Jo, ore jo, po hajt. Do marr rrobat unë dhe do të rrijë këtu tek një shoku im unë. Po ashtu më bëj zile ti mua.

Marko:Patjetër. Të marr unë në telefon.



4 Comments

  1. SKANDALI?????
    SKANDAL DO TE ISHTE SIKUR KY TIPI TE DENOHEJ APO TE DOREHIQEJ.
    SKANDAL DO TE ISHTE QE EPRORI I TIJ TE JEPTE DOREHEQJE APO TE KERKONTE FALJE….
    KANE NDRYSHUAR STANDARDET E SKANDALIT, LAPSI!
    ANTIVLERA TANI ESHTE VLERE.
    SI TE THUASH…. P.SH. TAULANT BALLA DHE SPIROPALI JANE FIGURA PATRIOTIKE E KOMBETARE NDERKOHE QE VELLEZERIT FRASHERI DHE DHASKAL TODRI KANE BERE TRAFIK LIBRASH DHE PLUMBI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *