• |
ide | kryesore

Titullin kampion mund t’a rihapë… Kamza: Partizani luan kundër Skënderbeut me 180 minuta më shumë në këmbë

Sport



Përjashtimi i Kamzës i përket të kaluarës dhe dyshimet e para se skema e kampionatit u dëmtua, mund të konfirmohen shumë shpejt, për të mos thënë se nuk mbeti këtu për tu vërtetuar. Me gjashtë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë të impenjuara në fushën e lojës për të marrë kualifikimin në gjysëmfinale, i vetmja që shkoi në katër më të mirat pa u sforcuar ishte Skënderbeu. Korcarët këtë e dinin, sepse shorti i kishte vënë përballë Kazmën e dënuar. Por sikur të kishte bërë kalendarin me kërkesë, bardhekuqtë edhe në fundjavë do të bëjnë pushim dhe do të përgatisin sfidën e të mërkurës së ardhshme përballë Partizanit.

Këtu nuk është se kanë faj korcarët, të kuptohemi…por ka një pabarazi në mënyrën se si do të përgatitet një ndeshje, që nëse Skënderbeu e fiton përballë kryesuesve të Partizanit, do të rihapte papritur kampionatin. Të kuqtë e Gegës ndërkohë, duhet të sfiliten me një rrugë Gjirokastre dhe dy përballje me Luftëtarin brenda katër ditëve, kanë një mori të dëmtuarish e rrezikojnë që në këto dy ndeshje të marrin edhe ndonjë klient të ri për në infermieri dhe koha për të përgatitur kundërshtarin nga një ndeshje në tjetrën është vetëm dy ditë… krejt e kundërta e Skënderbeut.

E në këtë pikë, Kukësi është i vetëmi që gëzohet. Pa përmendur faktin që përjashtimi i Kazmës bëri gjithashtu që një pjesë e skuadrave morën 6 pikë më tepër në renditje, duke patur ende dy ndeshje për të luajtur me Kamzën, praktikisht të fituara 3-0 në tavolin, në kohë kur disa prej tyre e kishin kaluar duke e luftuar ndeshjen e tyre dhe benefiti përkthehet vetëm 3 pikë plus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *