• |
ide | kryesore

Vrau në sy të djalit ish-të përndjekurin, lihet në burg Alket Mylkaj

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrest me burg për Alket Mylkaj, i cili vrau me armë zjarri Haxhi Baçinozin tek Liqeni Artificial në Tiranë, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një borxh i vjetër i autorit të ngjarjes ndaj viktimës.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Mylkaj, 61 vjeç nga Fieri, është vetëdorëzuar më 20 mars në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij.

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi”, ishte kjo deklarata që dha në polici Islam Mylkaj.

Sipas dëshmisë në polici, Mylkaj ka deklaruar se e kishte takuar viktimën rastësisht tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë.

“Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. Familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.” -mësohet të ketë thenë ai në polici.



1 Comment

  1. ik mer bythqir, edhe borxhli edhe vret… tani pervecse lekeve i ke borxh dhe jeten familjes se te ndjerit

    bythqir burre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *