• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, drejtuesi humbet kontrollin e kamionit

Lajme



Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Drejtuesi i kamionit me targa “AA659NA” ka humbur kontrollin e mjetit, i cili për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një automjet të parkuar në një zonë fushore, në afërsi të fshatit Vloçisht.

Nga informacionet e deritanishme, drejtuesi i kamionit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *