• |
ide | kryesore

Cipras i ul brekushet Ramës/ Zhduket ligji për pronat në bregdet

Arkiva, Kryesore



Propaganda pro qeveritare ka krijuar prej kohësh stereotipin e një Edi Rame që “i ka vënë grekut kufirin tek thana”, që u trekon helenëve se qenë shqiptarët ata që e shpëtuan Akropolin nga djegja dhe që Athina ka qenë dikur shqiptare. Por kjo klishe e të parit lider politik shqiptar që është i pa kompleksuar në raport me fqinjin tonë jugor, sa herë është vënë në provë ka rrezultuar e rreme. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë kur shantazhi arrogant i kryeministrit grek Aleksis Cipras, e ka bërë homologun e tin në Tiranë të zbythet me turp duke zhdukur një vendim qeverie (të botuar edhe në fletoren zyrtare) që e kishte propozuar dhe miratuar vetë.

Mos e humbni analizën poshtë:

Piruetat diplomatike/ Si e ka dredhur Rama qëndrimin në raport me Athinën

Po cila është kronika e ngjarjes?

Në nëntor 2018, Qeveria Rama, miratoi vendimin që praktikisht rishtetëzonte të gjitha pronat në vijën bregdetare të regjistruara në hipotekë në pronësi të qytetarëve që janë bërë pronarë në bazë të ligjin 7501 të shpërndarjes së tokave të kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Sipas informatave të Lapsi.al ky vendim që u mor në vazhdën e favoreve që Rilindja u bën oligarkëve për të ndërtuar në bregdet komplekset e tyre luksoze të përjashtuara edhe nga taksat (prej të cilave përfitojnë si “investitorë strategjikë) u pezullonte qytetarëve që kishin përfituar nga ndarja e tokës bujqësore ti kalonin ato në pronësi.

Por ky vendim, abuziv dhe grabitës nuk shkonte vetëm në dëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të atyre që Greqia i konsideron si minoritet të saj nga bregdeti i Vlorës deri në Sarandë. Megjithëse këtë manovër kleptomane Rama u mundua ta mbajë sa më të fshehtë, alarmi mbërriti në Athinë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras reagoi fort këtë 29 mars gjatë një samiti ballkanik: duke kërcënuar me veto ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë: “Shikojmë kohët e fundit, për fat të keq, disa zhvillime që nuk na kënaqin. Sot mësoj se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. Nëse kjo është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ dhe është një zhvillim që në këtë moment nuk na jep optimizminn për sa i përket ecurisë kritike europiane të këtij vendi, që përballon sfida të rëndësishme, ndaj të cilave duhet të përgjigjet”.

Presioni nuk u ndal me kaq. Agjensia Helene e lajmeve “ANA-MPA” e cituar nga Lapsi.al përforcoi mesazhin e shefit të qeverisë në Athinë: “mesazhi i Kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare, në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës së pakicave”. Referuar burimeve, më tej, agjencia e lajmeve thotë se “mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë” shkroi ajo.

Dhe si reagoi Edi Rama pas kësaj?

Për turpin e dyfishtë të kalimit vjedhurazi të një vendimi qeverie dhe pastaj të zhdukjes së tij, ka investiguar gazeta e majtë « Dita ». Ajo ka vërejtur se vendimi i qeverisë për të favorizuar një grusht oligarkësh duke u marrë pronat qytetarëve u botua fillimisht pa zhurmë në fletroren zyrtare online.
«Fillimisht është mbajtur e fshehtë nga ana e qeverisë dhe nuk është publikuar në faqen zyrtare kryeministria.al. ku, si rregull dhe ligjërisht e sanksionuar, duhet të ishte bërë i njohur për të gjithë, në kohën e duhur. Vendimi, më pas, për një kohë të shkurtër është publikuar online në Fletoren Zyrtare, nga ku pas një kërcënimi të shefit të qeverisë greke është fshirë » shkruajti Dita të martën e shkuar.
Pra pas kërcënimit grek qeveria shqiptare është detyruar të falcifikojë dhe të shkelë ligjete e vendit duke fshirë një vendim që Rama dhe ministrat e tij tashmë e patrën marrë. Shantazhi i Ciprasit e detyroi kryeministrin të mos i shërbente dot as oligarkëve të tij. Ai është tërhequr së paku përkohësisht nga ideja për të mërrë nën kontroll shtetëror tokat e jugut dhe këtë e ka konfirmuar edhe në bisedën telefonike me homologun e vet grek në mes të kësaj jave.

Natyrisht është ironike të thuash se arroganca helene e detyroi qeverinë tonë të të tërhiqej në mënyrë klandestine nga një nismë e padrejtë. Ajo e bëri Ramën të ulë brekushet para Ciprasit. Por ajo tregoi gjithashtu se patriotizmi verbal me me batuta në Facebook është krejti i ndryshëm nga dinjiteti për të mbrojtur vendimet e një vendi sovran. Kur vjen puna për tu përplasur me Athinën, Rama nuk mbron dot jo vetëm shqiptarët, por as oligarkët e vet.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Te dy do shkojne zgjedhje dhe po bejne disa telefonata per te bere ate qe duhet ne raste te tilla,si gjithe politikanet greke qe luajne me minoritetin grek ne shqiperi per kapital politik kjo eshte nje loje prej 30 vjetesh qe nuk do mbaroje asnjehere ta kuptoni dhe ju shpellaret dhe mos hani MUT kot

  2. tani mund ta keni inat sa te doni ramen e te kapeni sa te doni me punet e brendshme ketu duke filluar nga korrupsioni galopant e deri deshtirmi i te gjitha reformave ama per kete gje kapeni kot. Deri me sot cdo kreyminister duke fillu nga Nano ne 91 e deri tek Berisha ne fund te gjith ulnin breket e skishin bythe as deklarata te benin, lere pastaj qe marreveshja e detit ishte nje turp qe tentoheshe te liheshe pa informacion ambasada usa me urdher te greqise. Te pakten per kete rama ka vajt shume lart dhe e ka ngrit goxha lart steken per keto kryeminister qe do vije pas rames. Kush do e mendonte sot e 6 vite perpara, kur ishim mesuar me kryeministra qe dridheshin para homologeve serb, grek apo maqedonas, qe do u permendeshe grekeve qe shqiptaret shpetuan athinen apo qe kosova eshte republike e pamvarur ne mes te beogradid, kush do e mendonte kete???? se sot eshte e lehte te flasesh po para vajtjes se rames ne beograd te gjith ishin kunder qe te shkonte pikerisht nga frika se do ulte breket sic kishin bere te gjith paraardhesit e tij. Titulli qe i keni gjet pastaj “Cipras i ul brekushet Ramës/ Zhduket ligji për pronat në bregdet” eshte foshnjerak komplet, sikur me zor keni prit per te marr hak kunder rames per deklaraten per shqiptaret e athines dhe ne beograd

    1. Ou, na i paska pjerdh goja ca fjale boshe. Zhvillim rrevolucionar, ngrijini nje lapidar ketij patrioti te nderuar! Ekonomia ne rrenim, shoqeria e kriminalizuar, popullsia drejt vdekjes por te pakten na u nxefen ca serb nga pordhat e ktij hahaha zot ki meshire!

  3. Kur uli brekushet, i hoqi edhe atletet apo jo? Jo per gje, por kjo ka rendesi sepse nese ka mbajtur atletet veshur, dmth qe ka qene i gatshem per t’ia mbathur, ne te kundert….

  4. Diku ne kete shkrim thuhet qe vendimi eshte marre nga KM bashke me ministrat. Me te vertete e keni? Ka ministra ky vend apo thjesht ca kukulla qe edhe kur flasin perdorin shprehjet e KM

  5. Po pres me padurim qe te vije Luli ne fuqi sepse ne Vlore vjehri i tij vodhi dhe detin duke bere ndertime te paligjshme.Aman o Lul hajde se ti na jep shprese dhe jet,Ti je Ai qe do na cosh perpara me Shkullakun dhe Bushatin,vetem Frangajt hiqi pronat dhe vjedhjet.Hajde llul hajde se nqs ky Kari hoqu brekushet,Ti je pa breke fare.Aman Hajde te na shpetosh nga termetet dhe zjarret.

  6. Dini gje mo ku humbi VKM-ja e Kryeministrise Shqiptare Nr 708 mbi pronat e Himares ???
    U ZHDUK PA LENE GJURME PAS TELEFONATES SIME.

  7. Po mire o komentues te dashur te Andit! Rames ja hoqen mbathjet apo breket sic thoni ju,po Andit kush ja ka hequr “breckat”? Saliu ja ka lare bythen kur ka qene i vogel. Po Saliut kush ja lan bythen e plakur? Po Lules se Hollandes?Te gjithe politikanet por edhe gazetaret jane pa bythe dhe lakuriq! I ka zhveshur Saliu me Liken te gjithe per nje rroge pervec Sandrit dhe qeros Blendit! Mjaft me fjalor te ulet! Nuk jane me te mire se Rama. Mesojne nga njeri tjetri!

  8. Ore sa me tifozllek qe shkruani.
    Pse nuk komentoni pak ligjin grabites, po vetem kush ja futi kujt.
    Pse nuk thoni qe ligji kishte per qellim te grabiste tokat a pronareve te ligjshem dhe t’ua jepte te preferuarve te qeveriut ?
    TUrp e faqja e zeze. Grabitje ne emer te ligjit. E kuptoni tani pse himarjotet jane te detyruar te respektojne me shume qeverine greke se sa ato shqiptare ?
    As lulka, as Likja nuk e ngriten zerin kunder atij ligji grabites… PSE ? Sepse te gjithe jane hajdute.
    TUUURPPP E FAQJA E ZEZE…

  9. Menduan se cfare ka poshte brekusheve eshte sekret partie. E paska pare dhe Tsipras? Nuk na ben pune as Lali eri ne kete pike per permiresim imazhi. Hall!

  10. Pse nuk e kapin demin nga briret? Ligji komunist i “reformes se Re Agrare” 7501 u be nga Ramiz Alia dhe u zbatua nga kelyshi i tij Berisha. Nje ligj antikombetar qe ju mori token pronareve te ligjshem dhe jua fali Grekeve ne Shqiperi qe kishin ardhur per te punuar si argate te tokat e pronareve Shqiptare. Dhe tani Cipras thote po ju merr tokat pronareve. Ku e gjeten token pronaret, apo ate qe i fali Berisha? Ketu fillon e gjithe prapesia. Bersha ju hoqi armet oficereve Shqiptare, e nga Greqia i hyne nje grup terroristesh qe vrane ne gjume oficere e ushtare Shqiptare. A ka me ulje bresh se kaq? Jo brekushet por edhe breket i hoqen Greket. Nuk behesh patriot me llafe por vepra. Sa per Ramen, thoni cfare te doni, por ka dinjitet me te huajt, ne sillet duke mbajtur gojen ne “menyre zgerdhimore” si puna Berishes apo ndonje tjetri. Pa diskutim Rama ka sjelle nje risi te deshiruar ne maredheniet me te huajt qe nuk ka ekzistuar qe kur u tall Adil Carcani ne Dropull. Eshte shume tendencioztitulli i ketij shkrimi. Me kujton ate thenien se “Per inat te sime vjerre vete fle me mullixhine”. Rama i mire apo i keq eshte KM i ketij vendi, dhe ne asnje menyre nje botues a gazetar nuk e poshteron KM e vet ne kete menyre karshi nje Greku apo tjeter te huaji. Dhe ceshte me e keqja pa asnje prove. Mos botimi i VKM-se nuk do te thote se nuk botohet me vone. Une e shoh me teper si terheqje taktike. Fatkeqesisht Rama ka te drejte kur thote se “keta” per opoziten shkojne e shajne vendin te te huajt. Edhe ky shkrim e verteton kete. Kjo eshte e turpshme, e papranueshme, antikombetare, qe per arsye te luftes politike te behesh pale me Greket per te poshteruar KM tend. Keto nuk i them se jam tifoz i Rames, por pavaresisht se nuk e dua kurre nuk do behem pale me te huaj per te poshteruarKM e vendit tim, i mire apo i keq qofte. Fan Noli kur ishte i semure rende pranoi para nga Zogu per tu sheruar. Noli nuk i kerkoi para Zogut, por Zogu e kishte marre vesh dhe i dergoi parate. Perpara kesaj ai kishte kerkuar ndihme nga diaspora por nuk mblodhi dot gje. Kur e moren vesh diaspora se Noli mori para nga Zogu e sulmuan, por Noli ju pergjigj se parate i ka marre nga Mbreti i Shqiperise dhe jo i Serbise apo Greqise.

    1. Arber. Je kaq shume larg te vertetes sa nuk di nga t’ja nis. Nuk kam kohen e nevojeshme. Fillo te verifikosh dijet nje nga nje…

        1. Qe ne fjaline e pare qe ke shkruar na le pershtypjen se “nuk di nga pjerdh gomari”. Ti thua ” Ligji 7501 u a mori tokat shqiptareve dhe u a fali grekeve”!!!???
          Ik ,mer rrot kari !
          Ligji 7501 u a mori tokat banoreve autoktone te Himares dhe pati si objektiv t’ju a jape atyre qe u ra fati te jene aty ne vitin 1990. Mirpo pasketaj, qeverite grabitese shqiptare e kuptuan qe ato toka ishin nje llokme e majme, me te cilat mund te abuzonin dhe te pasuroheshin. Per kete , ata qe mendohej se perfituan nga Ligji 7501 nuk moren asnjehere dokument pronesie. Dhe per dijenine tende, ne se vertete do te mesosh, ato toka, dhe sot e kesaj dite jane “ne perdorim” nga banoret e vitit 1990. Ata akoma nuk kane nje dokument pronesie. Dhe shume mire qe nuk e kane, sepse toka nuk shkoi tek pronari i origjines, atij qe ju mor nga kooperativa, sic ndodhi kudo ne boten e qyteteruar.
          Tani, KM jone, Edi Drama, po shkon akoma me tutje, po rremben tokat ne bregdet qe gjoja “nuk kane pronar” dhe kerkon te pasuroje oligarket qe i bejne fresk, me pretendimin qe do ndertojne turizmin.
          Une nuk jam kunder turizmit, por jam i mendimit qe toka duhet ti jepet te zotit, atij qe e dorezoi ne kooperative. Pastaj Samir Mania me shoke, te vijne dhe ta blejne token me pare per te ndertuar turizmin, Kupton ti RK, ta blejne me pare e jo t’ua fale Edi Rama si llokma mishi qenve te tij…
          Kaq sa per sot, se truri jot nuk mban dot me teper ngarkese. 56 MB e ke memorien…

        2. Per me teper…
          Une jam ai qe e kam perkrahur shpesh Ramen kur mendoj se ka te drejte. Per mendimin tim eshte zgjidhja politike me e pranueshme .Lexo komentet e mia kur ti ndeshesh rastesisht per tu bindur. Por, kur nuk ka te drejte, kur tregon arrogance te tejskajshme, paqendrueshmeri dhe sidomos kur ben palacolleqe te tilla si me tokat e bregdetit, nuk pertoj te shkruaj mendimin tim kunder tij.

          1. Te mora vesh, je nji Shqiptaruc/e debil si shume te tjere, qe te duket vetja se je ne pazar vetem me dhon men. E di cfare, ketij soj mileti si puna jote jo kaq, po Rama edhe 100 here me zi t’jua beje pak e keni.
            Gjithe cfare shruan eshte pa lidhje, tipike per njerez te pa artikuluar, injorante qe skane lexu nje flete libri ne jete te vet. Perdoret po ai ton “kompetenti” qe ka per detyre te jape men meqe i di te gjitha, nje menyre per te intimiduar te tjeret qe te mbyllin gojen, se ndryshe, eshte “rrot kari, e ka memorien 56MB” etj etj se vetem “Bambola” i di te gjitha te tjeret duhet te degjojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *