• |
ide | kryesore

F1/ Ferrari zbulon motivin e defektit që i mohoi Leclerc fitoren në Bahrein

Sport



Pavarësisht zhgënjimit për fitoren e munguar në Bahrain, kur Leclerc humbi pozicione ndaj dy makinave Mercedes, motivet për të buzqëshur në skuderinë Ferrari janë. Pas një analize të thellë të bërë në Maranello, është zbuluar natyra e defektit që ndërpreu shkëputjen fituese të pilotit të Ferrarit në Cmimin e Madh të fundit.

Tek njëvendëshja e 21 vjecarit është verifikuar një qark i shkurtër në një nga qendrat që kontrollojnë injektorët e cilindrit të motorit termik të Power Unit, që për fat ka shpëtuar dhe mund të montohet në SF90 në Shanghai, për ti vlerësuar më pas rezistencën.

Duhet patur parasysh se për shkak të rregullores sezoni i kampionatit duhet përballuar vetëm me tre motorë, kështu që të kalosh në Njësinë e dytë në garën e tretë do të ishte një goditje e rëndë, duke parë që cdo Power Unit duhet të rezistojë të paktën 7 gara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *