• |
ide | kryesore

Gjenden fidanishte kanabisi në Krujë/ Arrestohen 4 persona, procedohet kryeplaku

Lajme



Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë 4 persona dhe ka urdhëruar procedimin në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Nikël. Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, forcat blu kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi kubikësh të mbjellë me fara “Cannabis Sativa”.

Mësohet se shtetasit e arrestuar, A.A, 41 vjeç, A.Y., 35 vjeç, S.B.,26 vjeç dhe A.B., 18 vjeç, kishin ngritur në zonë disa fidanishte ku kultivonin lëndë narkotike. Lidhur me rastin në fjalë, ka nisur procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, i cili nuk e ka raportuar mbjelljen e bimëve narkotike në njësinë administrative që drejton në cilësinë e Kryeplakut.

Materialet që dispononte Policia i janë përçuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Krujë, e cila pritet të japë pretencës mbi veprën penale “Kultivim i bimëve narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, të parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *