• |
ide | kryesore

Jetesa e shëndetshme, Spar dhe Hygeia me një suprizë për të gjithë konsumatorët 

Stil

7 prilli është Dita botërore e shëndetit. Kjo datë simbolozon gjithashtu edhe ditën e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1948.

Si e tillë, çdo vit, OBSH mundohet të ndërgjegjësojë publikun mbi kujdesin dhe përkushtimin që i nevojitet gjithë secilit ndaj nesh, kundrejt shëndetit vetjak dhe atë të të tjerëve.

Si nismëtar dhe përkrahës i përhershëm i kauzave të tilla, Spar Albania, edhe përgjatë kësaj dite, dëshiron të ndihmojë konsumatorët e tij sëbashku me Spitalin e mirënjohur Hygeia, duke mbështetur fushatën e OBSH-së dhe duke dhuruar diçka ekstra, përtej blerjeve të zakonshme.

Kështu, më datë 5, 6 dhe 7 Prill, çdo klient që bën blerje mbi 3,000 lekë në të gjithë rrjetin e dyqaneve të Spar Albania, përfiton 10% ulje për çdo shërbim që do të marrë tek Spitali Hygeia në Tiranë.

Hygeia, si spitali me standarte më të larta në vend, ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë aktiv dhe i përkushtuar përsa i përket politikave dhe iniciativave me karakter social duke pranuar pozitivish bashkëpunime për fushata të tilla.

Tashmë, Spar dhe Hygeia sëbashku, si dy emra me vlera të përbashkëta, kujdesemi për shëndetin tuaj në një formë tjetër, dukje ju dhënë mundësinë që çdo shërbim mjekësor ta përfitoni me ofertë.

Jo vetëm produkte bio, të shëndetshme dhe të kontrolluara, jo vetëm kursim dhe përfitim maksimal, por tashmë do të ketë edhe një dhuratë ekstra për klientët besnikë të cilët zgjedhin gjithmonë vetëm Spar për të bërë blerjet për familjet e tyre.

Spar ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në ndihmë dhe në mbështetje të çdo fushate që promovon vlera dhe përkrah shëndetin e mirë.

Ushqehuni mirë dhe kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj, duke vizituar dyqanet e Spar Albania, pasi përfitimet që merrni janë më tepër se sa thjesht produkte.

Prej datës 20 Qershor 2016 me sloganin “Jeto më mirë, shpenzo më pak”, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellë cilësi dhe risi me një gamë shumë të gjerë produktesh, të cilat, vendosin një standard të ri për tregun e vendit tonë.

SPAR funksionon mbi bazën e 6 shtyllave kryesore të cilat janë:

  • Çmime më të mira se konkurrenca
  • Produkte të sigurta
  • Produkte të freskëta
  • Mundësi zgjedhjeje
  • Produkte të prodhuara në Europë
  • Shërbim i shkëlqyer

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.

(Artikull promocional)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu