• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Delegacioni i BE: Palët të bashkëpunojnë për të mirën e vendit

Lajme



Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë u ka bërë thirrje palëve politike t’i rikthehen dialogut për të tejkaluar krizën politike në vend. “Është koha që të dy palët të punojnë së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit.”- është apeli që zyra e BE-së bëri sot në një takim të zhvilluar me përfaqësuesit e opozitës së bashkuar.

Drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Calavera Ruiz, udhëhoqi diskutimin dhe shkëmbeu pikëpamjet e saj mbi situatën politike në Shqipëri me deputetët e dy partive kryesore opozitare, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Klajda Gjosha dhe Silva Caka. Kjo tryezë bisedimi i paraprin Raportit Vjetor të Komisionit Evropian për vitin 2019.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *