• |
ide | kryesore

Merkel: Kam jetuar prapa “Perdes së Hekurt” 34 vjet, e di çfarë do të thotë zhdukje kufijsh

Planet



Kancelarja Angela Merkel ishte ditën e sotme në Dublin, për një takim me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.

Të dy liderët dhanë një konferencë të përbashkët shtypi në Dublin pas bisedimeve me fokus procesin e Brexit. Merkel falenderoi Varadkar për ftesën në një tryezë të rrumbullakët me persona nga zonat kufitare të Irlandës Veriore dhe Jugore.

“Vij personalisht nga një vend i cili prej kohësh ka qenë i ndarë nga një mur, pasi kam jetuar 34 vjet prapa Perdes së Hekurt dhe e di se çfarë do të thotë kur muret bien, kur kufijtë zhduken dhe kur ne duhet të bëjmë gjithçka që kjo bashkëjetesë paqësore të ruhet”, u shpreh kancelarja gjermane.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *