• |
ide | kryesore

Natë alkooli për katër futbollistë të Chelsea: londinezët në kaos

Sport



Nuk ka paqe për Chelsea dhe Maurizio Sarri. Pas provës së mirë në ndeshjen e fundit të Premier League, me suksesin 3-0 ndaj Brighton, nuk mund të mungonte fytyra tjetër e medaljes. Në fakt, ashtu si bën të ditur Mirror, me prova dhe fakte, disa futbollistë të Blues janë fotografuar në dalje të një klubi nate, lehtësisht të identifikueshëm e, me shumë mundësi, pasi kanë konsumuar ndonjë gotë më tepër.

Në listën e “të këqijve” janë Drinkwater, Barkley, Cahill e Loftus-Cheek, të kapur në imazhet që Mirror tregon në versionin e tyre online. Nëse gjendja fizike e Barkley e Cahill, ndër të parët që mbyllën mbrëmjen, nuk kanë treguar ndonjë situatë të vecantë, kjo nuk mund të thuhet për Drinkëater e Loftus-Cheek. I pari, që ende nuk ka luajtur një ndeshje në këtë sezon me Chelsea, është vecanërisht në humor e imazhet e konfirmojnë. Vetë tabloidi tallet e shkruan: “Ja Drinkwater me humor të mirë”, duke aluduar, ndoshta, për gotat e konsumuara në bar.

Me pak fjalë, në prag të sfidës kundër West Ham të hënën, Sarri do të ketë shumë punë për të bërë e, me shumë mundësi, do të aplikohen edhe masa disiplinore për sjelljen e këtyre lojtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *