• |
ide | kryesore

Një hacker francez mashtron Igli Taren: kësti i fundit për de Vrij nuk mbërriti tek Feyenoord

F1, Sport



Merkato e futbollit ka dhuruar shumë shpesh histori kurioze e të vecanta, por kjo që ka përfshirë Lazio e Igli Tares është vërtetë e jashtëzakonshme. Ashtu si bën të ditur Il Messaggero, në fakt, në qershor të 2016 klubi i Lotitoështë mashtruar nga një hacker francez rezident në Zvicër që arriti të përfitojë rreth dy milionë euro. Në atë periudhë bardhekaltrit kanë paguar për Feyenoord këstin e fundit për shitjen e Stefan de Vrij, që mbërriti në Roma në verën e 2014 për rreth 8 milionë euro të pagueshme në katër këste.

Pikërisht kjo e fundit prej 2 milionë euro, paguar rregullisht nga klubi kryeqytetas, nuk mbërriti kurrë tek shoqëria hollandeze, sepse si shpjegon Il Messaggero, një hacker arriti të përfshihet në fluksin e komunikimit të tratativës mes dy klubeve me një identitet fals. Personi është hequr si drejtues i klubit hollandez, ka hapur një llogari në të njëjtën bankë ku janë hedhur këstet e tjera të pagesës, në të cilën ka bërë të derdhen 2 milionë euro, që më pas i zhduku.

Feyenoord ka trokitur kështu në derën e Lacios për t’i kërkuar shpjegime dhe këtë mënyrë është zbuluar vjedhja. Hackeri francez tani është akuzuar për mashtrim ndërkombëtar, për mashtrim dhe zëvendësim të personit, ndërsa dy klubet i janë drejtuar Gjykatës së Nyon për të kuptuar se si është proceduar dhe ku qëndronte në fakt defekti.

Avokati Gentile, që përfaqëson kryeqytetasit, nuk ka asnjë dyshim mbi çështjen: “Lazio ka paguar, janë të tjerët që nuk i kanë marrë. Sikurse ndërrimi i llogarisë derdhëse ka ndodhur brenda klubit, ne besojmë që ka pasur një lidhje të brendshme, apo edhe me persona që kanë ardhur nga jashtë. Megjithatë nuk është një përgjegjësi e skuadrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *