• |
ide | kryesore

Pabarazia në shifra/ Në ç’duar janë paratë shqiptare?

Arkiva, Kryesore



Pabarazia në ven është rritur dhe ajo sa po vjen dhe theksohet. Kush e mban mend fushatën e rilindjes në citin 2013, ajo u bazua në një premtim kyç, taksën progressive e cila do të përmbyste kurbën e pabarazisë e cila atëherë sipas Ramës ishte në këto shifra: Vetëm 5 % e shqiptarëve kishtin po aq pasuri sa 95% e pjesës tjetër të popullësisë. Por sot ky hendek është bërë më alarmant. Sipas raportit vjetor të agjensisë të depozitave rrezulton se 3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro. Po sipas të njëjtit raport theksohet se vlera prej 4.1 miliardë eurosh ndahet vetëm mes afro 90 mijë personave që janë kryesisht njerëz me paga dhe të ardhura të larta.

Lexo më tej:

Forumi Ekonomik Botëror: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit
Natyrisht në këtë rritje galopante të barazisë nuk ka ndikuar vetëm politikat aspak të ndershme të taksimit por edhe pasurimi marramendës i një grupi të vogël oligarkësh, shumë pranë pushtetin që po rrëmbejnë pothuajse çdo pasuri të vendit. Sots nga selia e PD, ish deputetja Jorida tabaku duke iu referuar një Raporti të Kontrollit të lartë të Shtetit theksoi se gjatë kësaj qeverisjeje vetëm 11 oligarkë kanë fituar plot 2100 tendera.

Raporti alarmant/ 26 miliarderë me pasuri sa gjysma e njerëzve të globit

Pikërisht ky akumulim i pasurisë kombëtare në vetëm disa duar i ka bërë shumë institucione të huaja të ngrejën zërin. Pikërisht kjo e bëri Gjykata Europiane të Auditimit, të mbërrinte në përfundimin se në Shqipëri 1 në 3 është i dyshimtë.
Dhe e gjitha kjo po ndodh nën qeverisjen e së “majtës” që aplikon politika neoliberale dhe që erdhi në pushtet me premtimin e reduktimit të pabarazive.

©Lapsi.al



1 Comment

  1. Nuk e di me siguri, por nje pjese e ketyre duarve, mund te jene edhe poshte citjaneve te kryeministrit. Jane duar profesioniste ne kete aspekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *