• |
ide | kryesore

Pasi dështoi në Kamëz, Rama i kërkon Safet Gjicit të fitojë Bashkinë Kukës

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Safet Gjicin si kandidat të PS për Bashkinë e Kukësit. Gjatë turit “Bashkia që duam”, Rama u ndal sot në Kukës, ku kërkoi votën për socialistët në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Ja ku e keni kryetarin e Bashkisë. E gjeta këtu midis jush, nuk ua solla unë. Nëse nuk fitoni kampionatin, fitoni Bashkinë. Ka ardhur koha që të na jepni Bashkinë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu referua edhe tarifës në rrugën e Kombit kur tha se qeveria gaboi dhe qytetarët kishin të drejtë. “Por të mos harrojmë se po investohet. Po ndërtohet njëra anë e rrugës e cila ishte e paplotësuar. Ndërtuan rrugë, por e lanë rrugëve. Shkoni në Kosovë, në anën tjetër rruga ka mbaruar”, shtoi ai.

Rama premtoi ndërtimin e aeroportit të Kukësi brenda 12 muajve, por edhe të stadiumit të ri ku do të luajë ekipi i futbollit. “Aeroporti do certifikohet shpejt për të nisur fluturimet”, tha ai.



5 Comments

  1. E degjuam mashtruesin, e kllounin te ligjeronte, por per asgje qe te punonte, por vetem na e jepni ne bashkine e Kukesit, si qerraman me brekushe kercente me monologun dege, me dege e vetem per te fyer, e ofenduar opoziten, me humorin abstrakt e mashtrues sic din vetem ky bandit mafioz i narkozuar. Ka 6 vjet, qe asgje, ska bere per Kukesin e popullin e asaj krahine por me paturpesi u premton qe do hapen vende pune, e se gjoja do ktheje te rinjte kusiane qe kane emigruar, e qe po emigrojne cdo dite vetem, e vetem se i mbyti”me temira e pune ky mashtrues ordiner. Sa do qe vuajtjet e atij populli nga cdo ane jane koherente nga ky rregjim i trashegimtareve kuqale, ai popull do dije e do ia tregoi se ka moral e karakter malesori qe nuk mun te mashtrohet nga keta bije kurvi.

  2. I duhet aeroporti. Vereni pak doren ne zemer o popull. Ta coj mallin rehat me qetsi dhe me gjithe dashurine e vet te pakursyer per te neper dynja. Tani qe i kthyer dhe pyjet ne kullota…. mos ja prishni popull. As femijet tuaj bile .

  3. Permtimet e pa mbajtura, per doçin jane si fryma qe merr. Te kollajshme dhe te lehta per nje qenie te ndyre si ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *