• |
ide | kryesore

Përplas një motorçiklist, i ati i Messi në telashe në Argjentinë

Sport



Babai i yllit të Barcellona, Lionel Messi, është ndaluar një ditë më parë në Rosario, në Argjentinë, me akuzën se ka përplasur një motorciklist me makinën e tij Bmw. Jorge Messi është lëshuar në orët e vona të natës, pak ore nga shoqërimi i tij në polici, pasi i është nënshtruar kontrolleve për përdorimin e alkoolit. Motorciklisti, që është dërguar menjëherë në spital, ka pësuar vetëm dëmtime të lehta e nuk ka bërë denoncim.

Ndërkohë, presidenti i Barcelona Bartomeu po mendon ti rinovojë kontratën Lionel Messi, në skadencë pas dy vjetësh, i bindur që raporti mes sulmuesit e klubit blaugrana “do të vazhdojë përgjithmonë”. “Èshtë ende herët, por vitin e ardhshëm do të jetë e nevojshme të flasim me të në mënyrë që të mbetet me ne për shumë vite të tjerë. Messi e njeh shumë mirë fizikun e tij e ditën që do të mendojë se nuk mund të japë impaktin që dëshiron, do të thotë mjaft. Por shpresoj që ajo ditë të jetë shumë larg, sepse ai bën akoma diferencën në cdo ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *