• |
ide | kryesore

Rama konfirmon Gjicin në Kukës: Po nuk morët kampionatin, merrni Bashkinë

Arkiva



Ndërsa opozita nuk ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, kryeministri Rama ka nisur të bëjë fushatë nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë duke kërkuar fitoren, ndonëse deri më tani askush nuk është futur në garë.

Në kuadër të takimeve “Bashkia që duam”, Rama ka konfirmuar në Kukës si kandidaturë presidentin e ekipit të futbollit të këtij qyteti, Safet Gjicin.

“Ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që nuk janë bërë. Duhen 4 muaj për të marrë leje për spitalin. Qeveria vendos fondin për të ndërtuar një pjesë të domosdoshme si infrastrukturë dhe 4 muaj për të marr leje, nuk e kam kuptuar akoma arsyen, por faktikisht kemi humbur 4 muaj.” tha Rama duke shtuar se kandidatin për Bashkinë e zgjodhi mes kuksianëve.

“Kandidatin nuk e solla unë e gjetëm mes jush. Ja ku e keni. Po s’fituat kampionatin të paktën fitoni Bashkinë”, u shpreh Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *