• |
ide | kryesore

Shqiptari dënohet në SHBA për terrorizëm

Lajme, Të fundit



Është vënë në pranga një shqiptar në SHBA, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dëshmi të rreme në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar dhe vendas. Shqiptari u zbulua nga bisedat telefonike me agjentin e FBI-së. Bisedat nxorrën zbuluar qëllimet e shqiptarit për t’u bashkuar me ISIS dhe për të sulmuar qytetarët në rrugë, si edhe për t’u hakmarrë ndaj sulmit terrorist në dy xhamitë në Zelandë të Re ku u vranë 50 persona.

Fabjan Alameti 21 vjeç ishte marrë në pyetje nga autoritetet fillimisht në vitin 2018, ndërsa më pas ai kishte bërë komente në Facebook në mbështetje të ISIS. Por, ai nuk e dinte se ishte një person që po mbahej në vëzhgim dhe në fillim të këtij viti kishte biseduar me një informator të FBI-së, me të cilin kishte folur për të luftuar me ISIS në Siri dhe Irak, si dhe për të bërë në sulm në SHBA kundër një objekti të ushtrisë, ndërtesave qeveritare, qendrës së homoseksualëve, apo një tempulli hebre.

Në një tjetër bisedë ai kishte thënë “Do të sulmoj njerëz të rastësishëm për të marrë hak për gjakun“, për sulmin terrorist në dy xhami të Zelandës së Re.

Më pas ai kishte shkuar në një dyqan armësh dhe bënte qitje me pushkën të cilën e kishte marrë me qira për 35 dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *