• |
ide | kryesore

Strategji napoletane: Ancelotti përgatit goditjen surprizë për Arsenal…

Sport



Kalendari thotë Genoa, mendja thotë Arsenal të paktën në atë që është interesi i tifozëve. Pas përfaqësimit të shëmtuar në Empoli, Napoli përgatitet me vëmendje maksimale për sfidën në kampionat të dielën për t’iu përgjigjur menjëherë kritikave për ndeshjen në Toskanë. Carlo Ancelotti ishte shumë i qartë pas ndeshjes, por është e dukshme që edhe në idetë e tij sfida e “Emirates”, të enjten e ardhshme, paraqet një shqetësim të vazhdueshëm, me teknikun që është duke menduar zgjidhje të ndryshme të mundshme për t’u përballur sa më mirë me “Gunners”.

LËVIZJA CHAMPIONS – Ishte 3 tetori i vitit të kaluar, në “San Paolo” luhej Napoli – Liverpool dhe në fushën e të kaltërve kishte një të re të rëndësishme: Maksimovic i vendosur si mbrojtës i djathtë, me një mbrojtje që kthehej në tre (e gjysëm). Strategji që dha fryte të jashtëzakonshme, mjaft të mendosh statistikat e pabesueshme që e bënë Kloop të hapte sytë në përfundim të ndeshjes: zero gjuajtje në portë për të kuqtë në atë ndeshje, me Napolin, që kishte arritur të mbante një ekuilibër të madh gjatë gjithë 90 minutave. E njëjta lëvizje ishte ripropozuar edhe në sfidën e dyfishtë me PSG-në dhe që, përtej ndonjë episodi të vështirë, i kishte lejuar të kaltrit të luanin me personalitet të madh dhe të ishin në kontrollin e ndeshjes.

MUNGESA QË RËNDON – Në prag të sfidës me Arsenalit bëhet e dukshme që tentativa e Ançelotit, për të ripropozuar atë aset, të jetë shumë i fortë, por ka një problem që duhet kaluar: mungesa Raul Albiol, i sigurtë që do të mungojë në Londër dhe që stafi do të provojë t’a rekuperojë për ndeshjen e kthimit në “San Paolo” më 18 prill. Për të përdoruar atë skemë në “Emirates”, Ançeloti do të duhet të bëjë bashkë Koulibaly në qendër me Kirikes, me zhvendosjen e Maksimovic në krahun e djathtë. Situatë që do të duhet të provohet vazhdimisht në ditët përpara ndeshjes, por që mbetet mes zgjidhjeve të mundshme surprizë të teknikut, që do të donte të provonte të mahniste në mënyrë surprizë Emery. Formacioni i zbritur ndaj Genoas të dielën do të mund të japë tregues të qartë edhe në këtë drejtim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *