• |
ide | kryesore

Vetting për Kreun e Prokurorisë së Sarandës, i dalin probleme me pasurinë

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme është zhvilluar seanca dëgjimore në KPK për drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin. Pjesë e trupës së gjyqtarëve ishin Genta Tafa Bungo, Lulëzim Hamitaj dhe Fildes Shuli. Procesi i rivlerësimit ka filluar për të tre kriteret, por është përfunduar vetëm për dy, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILDKPKI, subjekti i rivlersimit ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash. Ademi ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 130 m2 në Vlorë, të blerë në vitin 2012 për 45 mijë dollarë.

Si burim të ardhurash ai ka paraqitur shitjen e një banese të prindërve dhe një kredi 30 mijë dollarë. Kjo pasuri është deklaruar rregullisht nga subjekti. Por ka pasur paqartësi për një apartament banimi në lagjen “1 maji” në Vlorë të porositur tek “H shpk” në 2002, por që është prishur në vitin 2003. Ajo nuk është deklaruar në vitin 2003.

Nga hetimi rezultoi se subjekti ka pasur mundësi për blerjen e pasurisë me vlerë 45 mijë dollarë. Ai rezulton të ketë blerë sende dhe mobilje me një vjerë prej 800 mijë lekësh, për të cilat nuk është deklaruar në deklaratën e vettingut.

Në 2005 rezulton që ka marrë kredi 700 mijë lekë për mobilim. Analiza financiare tregon se shuma është e justifikuar. Rezulton të ketë deklaruar edhe një automjet “Benz” në vitit 2004, të cilin thuhet se e ka shkëmbyer me një mjet të vitit 2003.

Po në deklaratat periodike subjekti ka deklaruar në vitin 2012 një “Benz” me vlerë 800 mijë lekë. Rezulton se nuk ka pasur mundësi ta blejë. Subjekti ka deklaruar se e ka pasur dhuratë nga vëllai, me kontratë noteriale.

Në vitin 2007 është deklaruar një “Opel” 155 mijë lekë. Subjekti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen. Po ashtu nuk rezulton i deklaruar një mjet “Golf” 1 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe 3 llogari bankare, për të cilat nuk ka dyshime. Këtu përfshihet një shumë 10 mijë euro cash, kursime dhe emigracion.
KPK ka konstatuar se subjekti nuk ka paraqitur prova për të ardhurat e ligjshme të vëllait 2003-2015. Subjekti ka pretenduar se shpenzimet e vëllait janë më të ulëta se standardi i llogaritur nga ILDKPI dhe KPK.

Lidhur me të ardhurat e përfituara nga vëllai në vitin 2016 subjekti ka paraqitur dokumente. Në deklaratën e vettingut subjekti ka paraqitur dhe qiramarrjen e një sipërfaqeje prej 5 mijë m2 në Nartë, Vlorë, me një kontratë 99 vjeçare, mes tij dhe Komunës qendër, Vlorë. Sipas KPK në këtë rast ka konflikt interesi. Subjekti ka paguar të gjitha detyrimet e kontratës. Ligji ndalon prokurorët të lidhin kontrata me subjekte publike. Subjekti ka pretenduar se në tokën e marrë me qira nuk janë kryer investime dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.



2 Comments

  1. KRYETARI I KED. – organi i dale nga VETINGU ? ?

    Hiqini hiqni po keta te tjeret pse i lini ???
    ARDIAN DVORANI was born, in Korce, on February 20, 1966. He is married and has one child. He received a Law Degree from The University of Tirana, Faculty of Law in 1988. He served as a Prosecutor at the District of Shkodra Prosecutor’s Office from 1988-1991.

    Pra Vetingu i Rames i financuar nga Sorosi i thote shqiptareve qe kryetari KED- instituticioni me i larte i Vetingut eshte nje person i rretheve tejet te ngushte komuniste, ka mbaruar juridikun ne kohen e monizmit ( kur buka ishte me tollon dhe katnaret hanin vetem buke misri) dhe ka qene PROKUROR ne kohen e xhaxhit!

    Se cfare personi mbaron juridikun ne 1988 dhe behet prokuror ne 1988 mund te jete ky?? Doemos i persekutuar jo e jo , popull i thjeshte jo e jo sepse NUK te dilte e drejta e shkolles per ekonomist agrar ne Kamez, si Bamir Topi per shembull. Po edhe komunist normal nuk ishte, sepse nuk te del e drejta per juridik, dhe te behesh prokuror ne 1988!!!! Duke perjashtuar keto kategori shoqerore sa me siper, i bie qe te jete kokrra e sigurimsit dhe jo vetem aq por sigurims me superbiografi dhe partishmeri super te larte!!!!

    Shoku i Fatmir Xhafes si ish prokuror i xhaxhit eshte dhe Nurimani, nga Fieri edhe kjo prokurore e 1988 dhe anetare e KLP- institucionit me te larte te prokurorise sipas Vetingut.

    dmth vetingun e Rames e ben Fatmir Xhafa , e financon Sorosi- sic financoi LU-Peshkatarin ne Kirgizstanin e ndritur, dhe drejtuesit e insitucioneve te vetingut jane ish prokure te enver hoxhes , ndersa komisieneret e ” virgjerise” jane persona te anshem e politikisht te kpaur pervecse te paafte si motra e Belindes Pamela Qirko, Znj Sanxhaktari etj apo zara te kryeministrit Rama si Kromici tj etj etj etj etj ?. si dhe ONM qe flet per show me keq se EULEX ne kosove qe deshtoi totalisht.

    Sa i bukur Vetingu e ???

    Kot sa per muhabet per ju loqet e rilindjes dhe ju populli vezhderr i lapsit, shume shpejt per daten ne gjykaten e apelit te Tiranes do te duhet te presesh 5 vjet, sot eshte 1 -2 vjet per te shkuar ne apel. Gjykata e Larte ka kapur vitin 2025, ndersa gjykate kushtetuese nuk ka fare. Pervec faktit qe jemi me nje prokurore te perkohshme prej 1 veti e gjysem 😀 , gallate fare, drejtesi hic prokurori hic , policia qe duam e sajmir tahiri trafikant nderkombetar droge, shme prej komisareve ne arrati ?
    Fushe e lire per krimin, drogen dhe korrupsionin .

    Cdo familje fshatare ne 1990 kishte 2 dynyme dhe 2 bunkere per shpi, sot cdo familje shqiptare ka 2 gjyqe per familje.

    Hajt ishalla me nje gjyq ne myth ju rilindasve fugshpumsa , ta ndjeni mire vetingun ? ? ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *