• |
ide | kryesore

Astrit Patozi: Basha të gënjen dhe për orën, ndërsa Rama po luan një lojë djallëzore

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar përmes një analize të lojës politike të aktorëve më të rëndësishëm në vend si Rama dhe Basha, të cilët sipas tij, po i çojnë qytetarët drejt kërkesës për ndryshim të sistemit politik.

Patozi shprehet se ndryshimi i sistemit nuk mund të vijë prej atyre të cilët e kanë krijuar atë.

“Askush nuk duhet të presë që një shkundje e mundshme për sistemin, që ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abitraritetin dhe padrejtësinë në këtë vend të përkrahet dhe mbështetet prej atyre që e shpikën dhe nga të tjerët, që përfituan më pas nga frutet e saj.
Ndaj, nëse dikush e ka seriozisht atë betejë, nuk duhet të kthejë sytë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, për të mos përmendur të tjerë, sepse ata duhen llogaritur si kundërshtarë”, thotë Patozi.

Duke iu referuar një shprehjeje të Ilir Metës, ai shkruan për Bashën se “ai të gënjen edhe për orën”. Ndërsa Rama, sipas Patozit, po luan një lojë djallëzore, duke thënë se mban në konsideratë pjesën e opozitës që është jashtë parlamentit, ndërsa të rinjtë brenda tij i konsideron sikur janë kot, sepse tamam janë ata të tjerët.

Reagimi i Astrit Patozit ndaj situatës politike dhe aktorëve politikë në Shqipëri

NDRYSHIMI I SISTEMIT NUK ËSHTË FARE NJË SPORT I LEHTË

Për ditë e më shumë po shtohen zërat që kërkojnë ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, si të vetmen zgjidhje për të shpëtuar nga plagët edhe krizat ciklike të tranzicionit tonë demokratik. Ka një vërshim personazhesh kohët e fundit që kanë dalë nga strofullat e veta dhe po kërkojnë me ngulm shëmbjen e partitokracisë në Shqipëri dhe zgjedhje me lista të hapura në të gjitha nivelet. Ata po i bashkangjiten atyre pak të tjerëve, të cilët kanë vite duke u rënë këtyre këmbanave, të cilat kanë rënë për shumë kohë në veshë të shurdhër dhe janë injoruar.
Në dukje të parë ngjan sikur kjo do ta ndihmojë kauzën dhe do ta shndërrojë atë në një ortek të papërballueshëm për ata pak individë të interesuar për ta ruajtur statuskuonë. Por kam frikë se kthimi i kësaj çështjeje shumë serioze në një sport kombëtar nuk do të ndihmojë shumë.
Sepse është qesharake të dëgjosh Lulzim Bashën që i bashkangjitet sot gati me këngë në gojë kësaj ideje. Dhe këtë e bën gjatë një takimi me studentë, a thua se është duke trajtuar ligjin e Arsimit të Lartë apo autonominë universitare. Ndërkohë që është udhëheqësi politik, që nxorri partinë e vet nga parlamenti, pa propozuar as edhe një germë të vetme në fuksion të këtij objektivi, të paktën për 6 vjet me radhë.
E di që e kanë në majë të gjuhës justifikimin se opozita nuk i ka pasur votat, por nuk ka qeveri që do të shkonte në zgjedhje pa kundërshtarin, nëse ai do t’i kërkonte ndryshimin e rregullave të lojës. Dhe jam i bindur se në dy zgjedhjet e fundit ka qenë më e interesuar opozita e Lulzim Bashës, sesa vetë qeveria për të mos ndryshuar asnjë fjali të Kodit Zgjedhor.
Por më e rëndë akoma, është fakti se ky që po flet është i njëjti person i cili një herë të vetme, kur i ka ardhur mundësia, e ka bërë shumë më keq, jo vetëm se paraardhësi i vet në PD, por me diferencë të qartë me të gjithë liderët e tjerë politikë në Shqipëri, që nga viti 1990 e këndej. Sepse me listat personale të 2017-ës ai çuditi dynjanë, duke kapërcyer edhe vetë sistemin, për të cilin sot për herë të parë po thotë se është shumë i keq. Dhe pyetja është se çfarë fuqie magjike do të kenë rregullat e reja për dikë që ka dhënë prova se i shkel me këmbë të vjetrat.
Natyrisht, që nuk mund t’i mohosh askujt që të evoluojë dhe t’i ndryshojë bindjet dhe konceptet e veta. Dhe kjo nuk mund të mos vlejë edhe për Lulzim Bashën. Por unë druaj se nuk e ka seriozisht fare këtë që thotë. Jo thjesht për vendin që ka gjetur për ta thënë, në një takim rutinë me disa studentë. Jo aq për atë shprehjen proverbiale të Ilir Metës që “ai të gënjen edhe për orën”. Por besoj se e hedh vetëm si shashkë në ajër, për të qenë brenda, sepse as nuk e do, dhe as do të luftojë kurrë që ajo të arrihet. Sepse ka qenë dhe mbetet një nga përfituesit kryesorë të këtij sistemi të kalbur, ku kryetarët e partive janë praktikisht pronarë të një biznesi fitimprurës, siç po konsiderohet çdo ditë e më shumë politika në Shqipëri.
Ajo është një çështje aq serioze sa meritonte të gjithë solemnitetin e nevojshëm dhe kjo është një provë tjetër se Lulzim Basha nuk e kishte me gjithë mend atë që tha dhe është e sigurt se ai do të pranojë ndryshimin e sistemit politik vetëm nëse ndodhet nën presionin e fortë të shoqërisë, që po kërkon dëshpërimisht të dalë nga ky rreth vicioz.
Jo rastësisht, është e njëjta panoramë në krahun tjetër. Paterica më e fortë e ruajtjes së këtij mekanizmi vrasës për demokracinë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri po luan një cirk të ngjashëm hipokrizie. Edi Rama po bën sikur nuk i kupton thirrjet e forta dhe të gjithanshme për një reformë të thellë kushtetuese dhe po shpreh gatishmërinë për të përmirësuar teknikalitete të Kodit Elektoral. Me pak fjalë, po thotë se është gati të na bëjë një nder, që nuk po ia kërkon askush.
Sepse opozitës që ka djegur mandatet po i thotë, që është gati të punojë me të, ndërkohë që ajo, as është shprehur zyrtarisht se do të ndryshojë sistemin dhe, as ka vota për të kontribuar sot për këtë çështje.
Ndërsa atyre deputetëve, që nuk pranuan të largohen nga parlamenti apo të tjerëve që po shkojnë përditë të marrin mandatet e të ikurve, gati po u thotë që ju nuk jeni opozita e vërtetë. Kur në fakt, vetëm disa prej tyre, deri tani, kanë qenë të vetmet zëra në parlament që kërkojnë rënien dhe ndryshimin e sistemit politik.
Dhe kjo është një lojë djallëzore e Edi Ramës, i cili me këtë rast, e bën të paqenë të gjithë përfaqësimin e opozitës. Se atyre që janë të pamundur, për shkak të aktit të vet ekstrem, u thotë që ju kam në konsideratë, ndërsa ata që kanë në dorë diçka, i konsideron sikur janë kot, sepse tamam janë ata të tjerët.
Por tek e fundit, deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Askush nuk duhet të presë që një shkundje e mundshme për sistemin, që ushqen autoritarizmin, korrupsionin, abitraritetin dhe padrejtësinë në këtë vend të përkrahet dhe mbështetet prej atyre që e shpikën dhe nga të tjerët, që përfituan më pas nga frutet e saj.
Ndaj, nëse dikush e ka seriozisht atë betejë, nuk duhet të kthejë sytë nga Edi Rama dhe Lulzim Basha, për të mos përmendur të tjerë, sepse ata duhen llogaritur si kundërshtarë.



14 Comments

  1. Luli o tit e ka nxjer ne trwg PD ate per te cilen ne kemi provu dhe birucat e nanos rames e kompani por cte bejme tjeter vec te ngrihemi kunder ketyre hihenave qe me teper meren neper takimet qe bejne me ataqe i kritikojne se me kundershtarin politik por le tu japim dhe pak kohe dyshes luli mona se kemi per te pare estrade mo mu lodh Juve edhe mund tu thon ndonje fywrje por luli e di fort mir esht km larg teje e shoh shpesh qe leshon ca zagar per te lehur ( pa problem ) Asnji nga ata nuk perballet me ty Ne na shpldh me ato shkrimet e tua flm o djale i mir

  2. Mire Astrit Rame Bazes nuk i del inati me Bashen se nuk e vuri ne listen e deputeteve por ju lutem Lapsit mos ta publikoje se nuk ka asgje parimore por vetem inatcore. Lereni ne faqen e vet City news apo City black.

  3. Per unin ne parti qe na ka shkrojtur kritiku pse nuk thote kur ishte vete deputet apo n(krytar grupi deputeteve te PDse, a nuk kishte me shume force ish kryetari? Po pse nuk theshte nje fjale ky atehere? Apo ishte ngrohte e bente siku mbante ndonje diskutim, pa per reforma ne parti, e per politikat ekonomike per popullin, as qe ka hapur ditarin. Me kesi leksionesh, qe brenda mbajne helmin e cmires, e inatit, keto mendime jane tymnaja, qe nuk zgjidhin pune. Kuptohet, qe zotrise i ka ikur ndigjimi, apo edhe shikimi, sepse le te degjoi per listat e deputeteve, per kuadrot qe do kene postet ne Parti, se ne c.menyre do zgjidhen, e aty le te kuptoi se sa larg eshte perpunimi i tekstitte botuar me realitetin e luften qe po behet ne permiresimin demokratik te jetes ne parti, e njerezve qe militojne ne te. Por ne shume rrjeshta te ketij shkrimi lexohen tendenca te shuarijes se vrullit te popullit per te protestuar, ne forme skuthi. A eshte e nevojeshme qe te botosh kete artikull , sot kur populliqe e ndjen pushtimin nga ky pushtet afer diktator qe te ule protestat, e ti presesh vrullin me diversione e analogji qe s;dihet se kujt po i sherben. Kuptohet,,,,qe sa larg, e sa meri ky Patoz, paska per Bashen si individ, por edhe per PD, qe sot eshte ngritur e rradhitur me popullin kunder te keqes se rilindasve.

  4. Duam ndryshim sistemi thote Patozi qe ka qene pjese e sistemit per nja 20 vjet. Po kshu dhe Luli, 8 vjet minister dhe 4 vjet kryeatar bashkie…. edhe ai do ndryshim sistemi. Ndryshim sistemi do edhe Saliu edhe Monika edhe Mediu edhe Shehi edhe Ndoka edhe Duka…
    Te gjithe kur bien nga fiku duan ndryshim sistemi. Asnji nuk largohet, asnji nuk jep doreheqjen. Te gjithe zotohen qe do i bejne gjerat ndryshe dhe me mire.

  5. Po,si nuk dole njehere nga periferia e prejardhjes tende Z.Patozi ?!Minimumi qe mund te beje,pasi jo rastesisht shquheni per devijanca,qe nuk po i ve emrin qe keni !!!Sherbimi qe i ben se majtes duke aluduar per njevlershmeri te dy drejtuesve kryesore te pozites dhe opozites te del qarte si djallezi e jotja dhe vetem e jotja dhe atyre qe iu perulesh per te kryer ritualin e zones me pas dhe nga pas….!!!!Ne 70 % te sforcimit tend pervers e aspak domethenes,shyqyr si nuk ju ktheve rudines se na e servire si alternative,hahahahaahah,na kurseve kesaj rradhe flm, merresh me drejtuesin e opozites !Kurre nuk te kemi degjuar ta anatemosh superhajdutin,bemat e gjemat e medha te hajduterise,papunesise dhe varferise qe ka çuar politika e tij ne kolaps total shoqerine dhe Shqiperine,politikat e edvin rames.Boll,se na grrice nervat,ha çorben qe te kane servirur e shiko punen tende,mlyf !

  6. Akuza më idiote që mund ti bëhet një lideri partiak, është se ai “të gënjen për orën”.
    Po a mund të gjesh në botë ndonjë njeri që të mos ketë “gënjyer” ndonjëherë për orën ?
    Të pyet dikush për orën e duke qenë i përqëndruar në një gjë tjetër shumë të rëndësishme, sheh oren pa vëmëndje e i thua tjetrit orën gabim.
    Është po e njejta histori me Ramën që gazetarët i quan “Kadri” apo Partinë Demokratike shqiptare e quan “SHQUP-i”.
    Që të thuash psh. se Edi Rama është lideri botëror më i ndershmi e më i respektuari, padyshim që ke thënë një gënjeshtër.
    Po kështu edhe për Bashën.
    Por që të bësh një fushatë me urrejtje patollogjike më shumë ndaj një njeriu që të paska dhënë “orën e gabuar” nga nxitimi, e kalimthi për tu treguar “i pa anshëm” të kritikosh një politikan jo vetëm “dredharak”, por edhe vulgar nga goja e komunikimet e më keq akoma të lidhur me krimin e organizuar, këtë mund ta bëjë vetëm një gazetar mediokër apo një gënjeshtar profesionist.

  7. Z Patozi kur eshte miratu ky sistem qfar fonksioni keni pasur apo keni ken qytetar i thjesht me qfar kam lexu ju keni ken nji nder ato qe keni pranu kete sistem duke e votu ne parlamen nuk e di qfar fonksjoni ke pas ne partin qe ke qen

  8. Or patos kur ishe me PD nderrove dhe gruan tani që vajte me ps ka per te nderrua gruaja se e kane per rrace koto te ripjedhjes prandaj hap syte plako se per te tjerat merret saliu i ka be gati rruspat ha te keqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *