• |
ide | kryesore

Barcelona paralajmëron Juventus për De Ligt, Bartomeu: “E di çfarë do ndodhë me të…”

Sport



Barcellona e ka seriozisht për Mathijjs De Ligt e paralajmëron Juventus, një nga kandidatët kryesorë për kapitenin e Ajax. “De Ligt, ashtu si lojtarët e mëdhenj, është një nga emrat prezentë mbi tavolinën tonë – ka shpjeguar për ESPN Bartomeu, duke pranuar vullnetin për të arritur tek futbollisti -. Por do të ketë kohë për të folur”. “Cdo vit shoqëria jonë është e interesuar të firmosë me lojtarë të ndryshëm e këtë verë do të ndodhë e njëjta gjë – shtoi presidenti i Barça -. E di cfarë do të ndodhë me De Ligt, por tani nuk është momenti për ta thënë”.

Deklarata shumë të rëndësishme, që zbulojnë përfundimisht qëllimet blaugrana për mbrojtësin 19 vjecar, që po mahnit Europën me performancat me klubin e tij dhe kombëtaren e Hollandës. Pasi konkludoi blerjen e De Jong, Barcellona është shumë e interesuar të përsërisë operacionin me De Ligt. Një goditje e dyfishtë që do ti linte me gisht në gojë bardhezinjtë. Gjithnjë në rast se nuk ndodhin cuditë, duke nisur nga transferta e Champions e Juventus në Amsterdam. Tek Barcellona duken të qetë mbi të ardhmen në Katalonjë të De Ligt, por në Torino Paratici nuk ka hequr ende dorë nga goditja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *