• |
ide | kryesore

“Bashkimi Evropian” largohet nga pasaportat e Britanisë

Planet, Të fundit



Pasaportat e reja britanike tani po lëshohen pa fjalën pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë pavarësisht vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja.

Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të linte Bashkimin Europian,  por shumë shtetas britanikë mund të vijojnë të marrin versionin e vjetër të pasaportave deri kur të mbarojë stoku i tyre.

Pasaportat ngjyrë blu të errët pritet të lëshohen nga fundi i vitit.

Sussan Hinde Barone e cila mori pasaportën e re të premten i tha Associated Press se dizajni i pasaportës  nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.

Pasaportat e reja në Britani po lëshohen pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë, përkundër vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, që ishte planifikuar të ndodhte në fund të muajit mars.

Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të largohej nga blloku.

Pasaportat ngjyrë kaltër, pritet të lëshohen nga fundi i vitit.

Susan Hindle Barone, që ka pranuar pasaportën e saj të re të premten, tha për agjencinë e lajmeve AP se dizajni i pasaportës, sipas saj, nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.

Ndryshimi i dizajnit të pasaportave britanike ka ardhur pas pritjeve se largimi nga BE-ja do të ndodhë sic ishte planifikuar.

Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtër.

Ndërkohë Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Evropian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *