• |
ide | kryesore

Hodaj: Grupet kriminale nuk lindën sot

Lajme, Të fundit



I ftuar në emisionin “Kjo javë”, zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka komentuar situatën e rendit dhe sigurisë në vend. Sipas tij, vrasjet që kanë ndodhur së fundmi në Shkodër nuk janë produkt i një nate, por të 25-30 viteve.

Hodaj u shpreh se shumë shpejt do të ketë rezultate në lidhje me këto ngjarje.

“Ajo që ndodhi në Shkodër, nuk është produkt as i një dite as i një nate. Është fryt i asaj që është mbarsur në këto 25 apo 30 vjet. Pra, është një situatë e mbartur, sepse nuk lindën as sot as dje grupet kriminale, kanë qenë aty dhe kanë operuar në terren. Kjo që ndodhi janë episode të luftës ndërmjet grupeve  të ndryshme që kanë çuar në këtë lloj rezultati, besoj dhe kjo është pista që policia po ndjek. Gjithsesi policia është e angazhuar fort, po mbështetet edhe nga Ministria e Brendshme dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe besoj shumë shpejt do ketë rezultate në këtë drejtim”, tha Hodaj.

‘Shkodra është një nga qytetet ku ishte përqendruar edhe vëmendja e forcës së ligjit, po nuk ishte i vetmi. Në shumë operacione e keni parë që edhe lidhjet ndërmjet qyteteve janë goxha të afërta.  Shkodra ka qenë ndër qytetet që mbetet gjithmonë problematike, mbetet në vëmendje të policisë së shtetit, por kjo nuk do të thotë se vëmendja është hequr nga qytete të tjera.” -theksoi zv/ministri i Brendshëm.



6 Comments

  1. Po mer cope kari ate e dime! Po nuk merr rroge per historian!!! Ku te punon gruaja ty, apo eshte freelander si Belinda Balluku! Se duhet te kesh ca cilesi qe te punosh si zv.minister dhe te besh historianin…

  2. Ketu ke te drejte, por u forcuan shume vitet e fundit. Edhe disa nga deputetet krimet nuk i kane kryer sot, por pasi kishin kryer krimet u bene deputete.

  3. Nga ju nuk presim kronologjine, por nekrologjine e bandave. Eshte shume per ju? E di!
    Per kuriozitet, ka pas Shqiperi edhe ne 2006-2007.

  4. Ore ropqir cfar thua ben punen e fuck yourself dje ishte spiro koleka me kristaqin
    Sot ti me edvinin qe te gjith e dhiet shqiperin
    O me fal ata si lan imperialistet amerikan juve su
    le berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *