• |
ide | kryesore

Klevis Balliu në protestën e Astirit: “Çunat tanë qëndrojnë në burg, kurse Saje Qorri kërcen në klube nate”

Lajme



Prej disa muajsh banorët e Astirit protestojnë kundër shkatërrimit të shtëpive të tyre.

Në mbështetje të kauzës së tyre, prej kohësh i është bashkuar protestave dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu. Ai ka komentuar i revoltuar edhe videon e fundit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është filmuar duke kërcyer në një klub nate.

“Mirëmbrëma heronj të Unazës. Shikojeni pak në krahun e djathtë se si e ka bllokuar sot rrugën Policia. Po pse nuk i keni bllokuar në fillim, sepse e patë që banorët e “Unazës’ nuk i provokoni dot. Por a kishte gjë më të turpshme se ajo video që është shpërdarë në rrjetet sociale.

Një njeri që futi drogën në shkollat e fëmijëve tanë, shkon dhe na bredh klubeve të natës dhe na kërcen. Po pse kërcen? Sepse ka përgjime për Edi Ramën. Sepse nuk janë gjykatat ata që vendosin. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, se si një njeri që rrezikon 20 vite burg gjen kohë dhe na del e kërcen.

Ndërsa çunat tanë qëndrojnë në burg, kurse çuni i krimit, Saje Qorri kërcen në klube nate.

Drejtësia ka rënë në tokë, shteti ka rënë në tokë, dhe ju takon juve ta merrni situatën në dorë. Por kjo nuk ka se si të bëhët kur në krye të qeverisë është kumbari i krimit Edi Rama. Ndaj ju ftoj të gjithëvë më datë 13 për të marrë në dorë fatin e vendit”, u shpreh Balliu.



3 Comments

  1. Cuni fariut as vete nuk kupton cfare thot,thuaj shpellareve te mos bllokojne rruget e tiranes dhe mos i paguaj me parate ruse keto pacavure protesta o rroteKari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *