• |
ide | kryesore

Laçi për Europë: shuplakë Teutës, ndërsa Shkëmbi mendon largimin

Sport



5-0 nuk ishte një rezultat i imagjinueshëm as në ëndërrat më të bukura të Starovës, e as në makthet më të këqija të Shkëmbit, po të kesh parasysh se ishte një ndeshje, që vendoste shumë për zonën europiane të renditjes, të cilën e synojnë të dy skuadrat. Laci shkatërron cdo ide të Teutës për të mbetur në lojë, apo për të marrë pikë dhe e bën me forcë golash e me nivel performance që nënshtruan në cdo pikëpamje skuadrën e Shkëmbit, që nuk e kishte parë veten kurrë në një disfatë të tillë këtë sezon.

Ndoshta nisi gjithcka nga një gabimi Hidit në minutën e 25, kur Oktopu rrëmbeu topin për golin e avantazhit, por është gjithashtu e vërtetë se durrsakët nuk u futën kurrë në ndeshje. Pësuan të dytin 7 minuta më pas, në një aksion brilant të kurbinasve të finalizuar nga Xhixha, ndërsa me pak bindje e edhe më pak forcë inisiativat e Busic nuk mund ti bënin keq Selmanit. Ato pak minuta kur presingu i Teutës u duk se mund të ndryshonte fytyrën e një ndeshje turpëruese, ishin iluzion që zgjati deri në minutën e 65, kohë kur bardhezinjtë shënuan edhe golin e tretë që vrau ndeshjen.

Mbrojtja durrsake u kap në një tjetër moment pakujdesie, duke harruar Lushkjan, që e kishte të thjeshtë të shënonte në portën e Hidit. Shpërfytyrimi më pas ishte i kuptueshëm dhe pas tre minutash erdhi goli i katërt dhe këtë herë ishte Domgjoni që me kokë ndëshkoi Teutën duke i dhënë përmasa humbjes. Humbje që në fakt u bë një shuplakë e vërtetë në minutën e 78’ kur një ekzekutim spektakolar i Xhixhës e kthen në festë ndeshjen në qytetin kurbinas. Ky është edhe rezultati më i thellë në këtë kampionat: herën e fundit Laçi arrinte të fitonte në kampionat me më shumë se 5 gola, ka qenë pikërisht më 4 maj të vitit 2014, kur thyente në shtëpi Kastriotin me shifrat 6-0. E tani vendi i tretë është vetëm dy pikë larg…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *