• |
ide | kryesore

Mashtroi Policinë italiane, i mituri shqiptar: “U arratisa se më rrihte babai”

Arkiva



Policia italiane ka zbuluar mashtrimin në dëshminë e një të mituri shqiptar, i cili u paraqit në komisariat shoqëruar nga një shtetas italian, 52 vjeç, duke pretenduar se kishte marrë arratinë nga Shqipëria për t’i shpëtuar të atit të dhunshëm.

Djali 16-vjeçar zotëronte një pasaportë të vulosur më parë nga autoritetet e Greqisë, ku kish bërë ndalesën e parë të rrugëtimit të tij klandestin drejt Italisë përmes tragetit. Historia e rrëfyer nga i mituri që nuk përputhej me paraqitjen e tij të mirëmbajtur, shtyu Policinë të niste hetimet për dëshmi të rremë.

Nga hulumtimi i pamjeve filmike në një zonë të Komunës së Faencës, në provincën e Ravenës, dallohet një person i tretë që po qendronte me djalin dhe shtetasin Italian, ndërkohë që këta të fundit po i afroheshin komisariatit. Në fazën e mëtejshme të hetimit, u zbulua përfshirja e të gjithë familjes së shqiptarit në organizimin e udhëtimit të tij në Itali. I mituri strehohej  në shtëpinë e një të afërmi në Castel Bolognese, në pritje që 52-vjeçari italian të shprehte gatishmërinë për shoqëruar në polici.

Në sajë të kamerave të sigurisë, hetuesit arritën të identifikojnë edhe personit të tretë, një 26-vjeçar shqiptar, banor në “Castel Bolognese” dhe i afërm i 16-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *