• |
ide | kryesore

Motër e vëlla u goditën nga granata në Bulqizë, mediat e huaja shkruajnë për ngjarjen e rëndë

Lajme, Të fundit



Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë shkruar për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Bulqizë, ku një granatë vrau një djalë të vogël dhe plagosi motrën e tij.

“Associated Press” shkruan se vogëlushi ndërroi jetë në vend pas shpërthimit të një granate, kurse e motra 9 vjeçe u plagos. “Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kocaj të Bulqizës, 130 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës”, raporton AP.

Gjithashtu, rrjeti ndërkombëtar “Yahoo” e ka vendosur këtë lajm si ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhura në botë në 24 orët e fundit. Edhe media të tjera të huaja shkruan për tragjedinë në Buqizë, ku granata vrau vëllanë dhe plagosi të motrën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *