• |
ide | kryesore

Mourinho ka nostalgji për Inter: ndërmjetësi është Moratti

Sport



Ndonjëherë kthehen, por ndodh që edhe jo. Nëntë vjet nga Tripleta, José Mourinho ka nostalgji për Inter e, sipas asaj që bën të ditur Tuttosport, i është ofruar presidentit Steven Zhang, me ndërmjetësimin e ish-presidentit Massimo Moratti e Marco Tronchetti Provera, gjithnjë vlerësuar për teknikun. Përgjigja e presidentit aktual të zikaltërve ka qenë në fakt e ftohtë. Mbi të gjitha ajo e Administratorit të Deleguar Marotta, që, në rast ndarje nga Spalletti, kërkon të përqeendrohet tek Antonio Conte.

Pas tre vjetësh së bashku tek Juventus, duke qenë se e njeh mirë, Marotta mendon se ish-tekniku i Chelsea është njeriu i duhur për të ngritur kuotat e zikaltërve e për të krijuar një grup fitues. Një linjë që ndahet edhe nga Zhang, që ka vendosur ti japë Administratorit të Deleguar rrugë të hapur mbi këtë linjë.

Nostalgji e refuzuar, për teknikun portugez, që shpresonte të gjente strehë sërisht në Milano. Për momentin opsioni Mourinho nuk duket në rend të ditur për klubin zikaltër. As tani e as në fund të sezonit. Edhe pse shumë tifozë mezi presin të rishohin edhe njëherë Special One të ulet në pankinën e Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *