• |
ide | kryesore

PSG tronditet, Neymar ka nostalgji: “Më mungojnë vitet e Barcelonës”

Sport



Në verën e 2017 zgjodhi prjektin faraonik të Psg, që pagoi klauzolën rekord të zgjedhjes së kontratës prej 222 milionë euro të Barcellona, por në Paris humbi buzqëshjen, pati probleme në dhomat e zhveshjes (sidomos me Cavani) e nuk e fitoi dot Champions League (i eleminuar dy vjet në 1/8), kështu Neymar duket se është mërzitur dhe mendon me nostalgji të kaluarën blaugrana: “Sezonet në Katalonjë ishin madhështore, ishim një skuadër shumë e mirë si brenda ashtu dhe jashtë fushës. Raporti mes nesh ishte special. Më mungojnë ato momente”, ka pranuar O’Ney, i intervistuar nga bashkëkombasi i tij Ronaldo Fenomeni, në mikrofonët e Otro.

Fjalë që, pavarësisht se presidenti i parisienëve Al Khelaifi ka garantuar publikisht qendrimin e brazilianit edhe në sezonin e ardhshëm, i trembin tifozët e klubit francez e, në mënyrë të pashmnagshme rihapin zërat e merkatos që e shohin Neymar në rrugën e rikthimit në Spanjë (në lojë është edhe Real Madrid). E ardhmja në këtë pikë është shpejta për ta parashikuar, por Neymar dëshiron të kthuehet tek Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *