• |
ide | kryesore

Real Madrid bën goditjen e madhe: për Hazard është punë e kryer

Sport, Video



Pas muajve flirtimi e interesimi, këtë herë duket se cështja është mbyllur me sukses. Eden Hazard e Real Madrid nuk kanë qenë kurrë më afër se kaq: sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle Marca, fantazisti i Chelsea është tashmë dakord me propozimin e Blancos e firma është e pashmangshme. Belgu i Chelsea nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur një ditë tek Real Madrid e nga sa shkruajnë në Spanjë, dita është fare pranë. ‘Konfirmimi’ indirekt për operacionin, të paktën sipas interpretimeve të ‘Marca’, ka ardhur në konferencën për shtyp nga Zinedine Zidane, në vigjilje të ndeshjes kundër Eibar: “Nuk do të jap opininin personal për Hazard. Do të flasim në fund të sezonit ose në fillim të atij pasardhës” ka bërë të ditur tekniku i merengues.

Pasi ishin fare pranë verën e kaluar, si pasojë e shitjes së Cristiano Ronaldo, Real Madrid e Hazard janë gati të nisin bashkëpunimin e tyre e madje edhe bllokimi i merkatos së futbollit me të cilin do të penalizohet Chelsea nuk duket në gjendje të ndalojë operacionin: klubi anglez e ka kuptuar vullnetin e numrit 10 për të nisur një aventurë të re, kështu që edhe pse me dëshpërim, do të vendosë ta kënaqë. Natyrisht jo gratis, sepse duhen shumë milionë euro: më shumë se 100. Marca për momentin nuk i ka zbuluar shifrat e tratativës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *