• |
ide | kryesore

Roma refuzon 45 milionë për Zaniolo: për rinovimin e kampionit mendon Totti…

Sport



Roma ka një ide të qartë: Nicolo Zaniolo nuk duhet të lëvizë nga kryeqyteti. Sipas asaj që raporton La Repubblica, Francesco Totti është duke u marrë aktivisht me çështjen Zaniolo. Roma kërkon rinovimin e kontratës së të riut, ish-lojtarit të të rinjve të Interit, dhe ish-kapiteni i verdhekuqve është duke e ndjekur hap pas hapi, duke i dhënë këshilla dhe duke mos e humbur për asnjë çast nga vëmendja e tij.

Në korrik, vazhdon e përditshmja, Zaniolo do të mund të firmosë rinovimin e kontratës, me shifrat 2 milion euro, ndërsa sa për ta bërë të qartë se dëshiron me cdo kusht të mbajë në Olimpico kampionin e të ardhmes, Roma ka refuzuar një ofertë prej 45 milion euro, duke e vlerësuar futbollistin të paktën 60 milion euro.

Synimi i Romës është dukshëm ti japë më shumë vlerë një lojtari që në moshë të re, ka treguar një personalitet për tu pasur zili, duke shënuar edhe gola të rëndësishëm. Roma dëshiron të sakrifikojë ndonjë lojtar tjetër dhe jo Zaniolo, për të cilin një tjetër vit në kryeqytet mund të jetë kurorëzimi i një kampioni, që në këtë rast do të kishte një vlerë edhe m të madhe, se sa thjesht një talent premtues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *