• |
ide | kryesore

Trump: Shtetet e mëdha duhet të ulin shpenzimet për armë

Planet



Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kombet e mëdha, përfshirë këtu amerikanët, rusët dhe kinezët shpenzojnë shumë para në ushtri. Ai bëri thirrje që shtetet e mëdha të shpenzojnë më pak për armë, përfshirë, edhe armët bërthamore.

Trump, gjatë një takimi me zëvendës kryeministrin kinez Liu He në Zyrën Ovale, diskutoi faktin se mund të ulen shpenzimet aktuale të shteteve të mëdha në prodhim armësh ose shpenzime ushtarake.

“Siç dihet, Kina shpenzon shumë para në ushtri. Siç bën Kina, veprojmë edhe ne , sikundër edhe Rusia. Ne, shtetet e mëdha duhet që të ulim shpenzimet për prodhimin e armëve, përfshirë edhe armët bërthamore. Duhen ndaluar shpenzimet në prodhim armësh, që të mund të kemi paqe afatgjatë”, tha Trump.

Zëvendëskryeministri kinez tha se ‘ideja e Trump i duket e mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *