• |
ide | kryesore

Video/ Juventus ndoshta kampion, nëse Napoli humbet të dielën

Sport, Video



Edhe pa Cristiano Ronaldon, Juventusi nuk ka kundërshtarë në Itali dhe përmbys Milan duke marrë fitoren 2-1 në javën e 21 të Serie A. Në ndeshjen kundër rivalëve historikë bardhezinjtë treguan forcën, duke I dhënë edhe më tepër vlerë Moise Kean, që shënoi golin e fitores, vetëm 18 minutas pasi ishte futur në fushë.

84 pikë për Juventus: rekord për një skuadër në historinë e Serie A, pas 31 ndeshjesh të luajtura. Bardhezinjtë kanë fituar 12 nga 123 ndeshjen e fundit kundër Milan dhe nuk bëri diferencë as kjo ndeshje, pavarësisht se Milan mori avantazhin me Piatek në minutën e 39. Polaku ka shënuar golin e 10 me Milan në 13 takime, më shumë se kushdo lojtar kuqezi në këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Piatek është lojtari i parë polak që shënon gol në Serie A në shtëpinë e Juventus.

11 metërshi i fituar nga Paulo Dybala dhe i finalizuar nga vetë argjentinasi ka një tjetër statistikë inkurajuese për Allegri. Numri 10 ka gjetur rrugën e rrjetës në të katër ndeshjet e tij në Serie A kundër Milan në Allianz Stadium. Dybala ka shënuar me penallti, në Serie A, ekzaktësisht një vit nga goli kundër Beneventos.

Vendosi fitoren bardhezi Moise Kean, që është lojtari i dytë me përqindjen më të lartë realizuese në pesë kampionatet europianë në zhvillim (42%). Sulmuesi juvenin shënoi golin vendimtar 6 minuta nga mbyllja e ndeshjes, duke komplikuar mbi të gjitha rrugën e Milan për në Champions League sezonin e ardhshëm.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/n1/N1nj.mp4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *