• |
ide | kryesore

Video/ Kukësi dorëzon titullin në Fushë-Krujë: shkarkohet Ndreu

F1, Sport, Video



Agonizmi i rënies nga Kategoria është shumë më karikues, se shpresat e vakëta të një titulli që dukej i venitur përpara 90 minutave në Fushë-Krujë, por që kundër Kastriotit u dorëzua pa asnjë ceremoni, madje duke u përmbysur në 45 minutat e dytë nga një skuadër që endet në ngërçet e mbijetesës, pavarësisht përpjekjeve titanike që po bën.

Krutanët kishin freskinë e duhur fizike dhe mendjen e kthjellët për të shfrytëzuar ngarkesën e mesjavës së Kukësit, me kualifikimin për në gjysëmfinale të Kupës. Me dy sulmues, për tu ndjerë në zonën kundërshtare, Blutë japin impresionin se mund të bëjnë keq, por problemet fillojnë shfaqen diku tjetër. Krasniqi dëmtohet në minutën e 10 dhe Ndreu pa Shametin gjithashtu, e zëvendësoi me Xhemailin.

Kukësi ndryshoi papritur marshin dhe me kualitetet që ka natyrisht që di ta bëjë mirë, situatë që e vuri tek litarët skuadrën e Devollit, që nuk mundi dot të dilte pa dëme nga ekzaltimi i Shkurtajt. Sulmuesi humbi duelin e parë me Husein, por fitoi të duhurin në minutën e 34′, duke i rrëmbyer topin mbrojtësit, përpara se të thyente Çekrezin me një të djathtë precise.

E që ndeshja do të ndryshonte e tregoi rasti i humbur nga Kalaja, në fund të pjesës së parë, kur Frashëri bëri shpëtimtarin. Është një sulm total drejt portës kuksiane me rifillimin e lojës dhe Frashëri u mbrojt si mund në goditjen e Huesin. Asgjë nuk mund ta shpëtojë Kukësin nga rrëzimi dhe në minutën e 63 nuk e shpëton dot më as Frashëri. Roger mbin në mes të një amullie për të goditur me të majtën, topin e barazimit 1-1.

Ndreca shënoi golin vendimtar në të 89′, duke përmbysur rezultatin e dukë bërë që në “Redi Maloku” të shpërthejë festa. Kastrioti është më pranë shpëtimit se kurrë, Devolli më pranë mrekullisë. Tekniku, Ramadan Ndreu, shpresonte për fitoren e parë në kampionat, por koha e tij mbaroi shumë më herët, madje me tre ndeshje në detyrë bëhet trajneri më jetëshkurtër, e që i provoi të gjitha rezultatet .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *