Teksa akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj”, si edhe për veprën penale të “Koruupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ish-Ministri i Brendëshëm, Saimir Tahiri, nuk nguron të shijojë jetën si çdo individ në gjendje të lirë. Tahiri është shfaqur mbrëmjën e të premtës në një prej klubeve më të frekuentuara të kryeqytetit, duke bashkëperformuar me këngëtaren e mirënjohur, Eneda Tarifa.
Në një video të postuar nga “Fax Web”, ish-funksionari i Partisë Socialiste shihet të hipë në skenë dhe të rrëmbejë mikrofonin për të kënduar këngën e famshme arbëreshe “Lule-lule”.