• |
ide | kryesore

City, Pep mund të shkruajë historinë: arritja do të ishte një rekord!

Sport



Pep Guardiola vendos duart përpara. E pamundur të bëhet “poker”. Vetëm se mundësia është dhe tekniku i Manchester City mund të nxjerrë në fund të sezonit, katër asa. Premier League dhe tris Kupash, duke marrë në konsideratë Champions e FA Cup. Sepse në këtë pikë të sezonit Community është hipotekuar …por të arrish tre objektivët e tjerë nuk do të jetë fare e lehtë.

Forma e jashtëzakonshme e Liverpool do të jetë problem për të shkuar tek titulli, edhe pse nëse e fiton ndeshjen që ka për të rikuperuar Citizens do të shkonte një pikë para të kuqve në renditjen e kampionatit. Pastaj është edhe “mallkimi” i Champions, ku gjithësesi City është në cerekfinale, por duhet të luajë euro derbin me Tottenham.

Nëse tekniku katalanas arrin në misionin për ti fituar të gjitha, do të futej në historinë e futbollit. Do të ishte i pari që merr katër tituj në një sezon dhe i vetmi që prek “tripletën” me dy skuadra të ndryshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *