• |
ide | kryesore

Coutinho paralajmëron Manchester United: “Eleminimi nga Champions kënaqësi e dyfishtë …”

Sport



Mbeten vetëm tre ditë nga super sfida e Champions League mes Manchester United e Barcellona. Një ndeshje që premton spektakël e që për Philippe Coutinho, ashtu si e pranon ai vetë, sipas asaj që bën të ditur Mirror, do të jetë e vecantë. Braziliani është i ndërgjegjshëm se mund të ketë një trajtim “special” nga tifozët e Red Devils për shkak të kohës së kaluar në Liverpool, por kjo për të është një motiv për tu përqendruar edhe më shumë.

“Nëse më fishkëllejnë nuk do të bëjë asnjë diferencë për mua, përkundrazi do të ishte një motiv për të qenë më i përqendruar. Kur luan kundër United është gjithnjë dicka speciale, e kam mësuar gjatë viteve në Liverpool. E, për mua, të fitoj me Barcellona e të eleminoj Red Devils do të ishte një kënaqësi e dyfishtë …”.

Në rast të kalimit të raundit, blaugrana në gjysëmfinale do të luajnë me shumë mundësi kundër Liverpool, që në cerekfinale do të sfidojnë Porton: “Do të jetë bukur të luaj në Anfield, do të ishte shpërthimi i ndjesive të ndryshme. Por, të jem i sinqertë do të preferoja ti takoja të kuqtë vetëm në finale …”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *