• |
ide | kryesore

Dështimi/ Në 10 vjet vetëm 6 të dënuar për manipulim në zgjedhje

Lajme, Të fundit



Sipas të dhënave zyrtare vjetore në Gjykatën e Tiranës nga viti 2008 deri tani janë paraqitur për gjykim 6 raste të veprave penale që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Viti 2019 nuk ka asnjë rast, ndërsa në vitin. Ndërsa në vitin 2018 një person është dënuar me veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.

Dy vjet më parë në 2017 gjykata ka dënuar 3 persona për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit.

Ndërkohë në dy vitet e mëparshme 2015-2016 nuk është regjistruar asnjë rast i dërguar në gjykatë nga prokuroria.

Togat e zeza në vitin 2014 kanë shqyrtuar vetëm një rast dhe kanë dënuar të akuzuarin për dhënie shpërblimesh kundrejt votës.

Një dosje e vetme është regjistruar dhe në vitin 2013 që ka pasuar me dënimin e një personi për dhënie shpërblimesh kundrejt votës.

Periudha 4-vjeçare nga 2008-2012 nuk ka pasur asnjë rast të dërgimit në gjykatë të dosjeve për krime zgjedhore.

Numri i vogël i rasteve të dërguara në gjyq në raport me rastet e denoncuar nga mediat dhe partitë politike duket se lidhet me vështirësitë që paraqet hetimi i këtyre rasteve.

Sipas prokurorisë një pjesë e mirë e denoncimeve në media ka mbetur me kaq pa u referuar zyrtarisht në organet e policisë gjyqësore.

Edhe për ato raste kur hetimet kanë nisur, kryesisht prokuroria thotë se gjatë hetimit ka pasur vështirësi pasi palët nuk paraqiten për të dëshmuar apo për të dhënë prova.

Rastet e trajtuara nga prokuroria dhe gjykata kanë të bëjnë me fotografimin e votës, dhënien e shpërblimeve për votuesit si dhe orientimin e votës përmes korrupsionit./oranews



4 Comments

  1. U hapenrreth 50 kutia kur e kerkoi pdiu-ja dhe as edhe nje e vetme nuk doli e sakt , u denua njeri ? Keta jane e njeta medalje por vetem emri u ndryshon , keta duan stanjcion dhe jo progres . Nga progresi fiton populli , nga stanjacioni fitojne vetem kurvat e politikes . Zgjohu o popull , fatin e ke ne doren tende .

  2. Kur ishte PD ne pozite nuk i hapi fare kutite se ashtu i interesonte..! Tani kerkojne zgjegjie e rregulla te tjrera, hani mut hani se e keni meritu per punen qe keni bere.

  3. Me forcimin e ligjeve( kur zbatohen) me kontrollin e procesit nga komisionere jo partiake, kur prokuroria ndjek rastin me te pare kur njerezit te mos shiten e blihen si dele nga mafia, procesi votimit do kete ecuri me te paster se der me tani. Por kur prokuroria ka fakte ne pergjim, e survejim, qe po blihet e vidhet vota, dhe nuk reagon, kjo tregon se ata jane pale e nxites ne kesi ndyresirash politike. Keto po mgjasin ne votimet e fundit, sepse tregon deformimin e demokracise, e mbajtjen e saj vetem si shfaqie, por ne permbajtje eshte monizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *