• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Gjenden gjurmë ADN-je në makinën e vrasësve të vëllezërve Bilali

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës beson se ka gjetur prova të vlefshme që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të vrasjes së vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një javë më parë në qytet. Sipas asaj që raporton Tv Klan nga burime të grupit hetimor, në makinën gjysmë të djegur të autorëve janë gjetur gjurmë gishtash dhe të dhëna të tjera nga ku mund të përftohet profili i ADN-së.

Të dhënat janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore, për tu krahasuar më pas me personat me precedentë penalë. Një nga provat kryesore besohet se është makina të cilën përdorën vrasësit, e cila u gjet jo e djegur plotësisht, duke lënë prova domethënëse. Sipas grupit hetimor nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është përfituar asnjë e dhënë, pasi për çudi të gjitha kamerat në zonë kanë qenë pa kartë memorie.

Ndërkohë që as dëshmitë e personave të marrë në pyetje nuk është se i kanë shërbyer hetuesve për të shkuar deri te autorët. Ndërkohë që në qytet kanë mbërritur edhe 12 oficerë nga qarqet e Kukësit dhe Lezhës, për shkak të situatës së rëndë kriminale që po kalon qyteti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *