• |
ide | kryesore

Herion Mustafaraj tregon fillimet e vështira në USA,’E nisa si pjatalarës’

Paparazzi, Slider



Herion Mustafaraj mbahet mend për rolin e pakrahasueshëm në “Beni ecën vetë”, dhe ditën e sotme ishte i ftuar në “E diell” për të folur për projektin e tij të radhës.

Ai do të vijë me “Kabaret Show” në bashkëpunim me kantautorin Kujtim Prodani, duke sjellë detaje nga jeta personale, muzikë dhe parodi.

Por Herioni ka ndarë me publikun dhe pak detaje nga fillimet e karrierës së tij në SHBA, që na kthejnë pas në kohë në vitin 1992. “Puna e parë që kam bërë në Boston ishte larja e pjatave, madje fitova dhe një çmim si pjatalarësi më i mirë sepse isha i shpejtë”- rrëfeu ai. Dhe me shumë punë, ai arriti të jetë pjesë e filmave hollivudianë ndër vite.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *