• |
ide | kryesore

Inter çmendet për Zapata: Atalanta fikson çmimin, por në lojë është Icardi

Sport



Këtë mbrëmje nuk do të zbresë në fushë ndaj Interit për shkak të skualifikimit, por tashmë Ausilio dhe Marotta nuk kanë elementë të tjerë të veçantë për të mbledhur: rritja e madhe e Duvan Zapatës është nën sytë e të gjithëve dhe janë shumë klube që janë të gatshëm për ta rrëmbyer. Atalanta – Inter, distanca është më e shkurtër se sa mund të mendohej: më pak se pak 100 kilometra ndajnë dy qytetet, por mjafton t’i kërkohet Gagliardinit për të kuptuar se sa e rëndë është pesha e fanellës që vesh.

DASHURI TOTALE – Atalanta dhe Gasperini kanë prodhuar lojtarë gjatë viteve të fundit dhe destinacioni i preferuar ka qenë Milano, në spondin Milan apo Inter, mjafton të kujtosh Conti, Caldara, Kessie, Gagliardini, Cristante. Edhe këtë herë, Inter nuk duket i tërhequr, jo sepse në mes është Zapata, që në rrugën “Vittorio Emanuele” i ka bindur të gjithë, por sepse mbi të gjitha Marotta, për shkak të cilësive të kolumbianit, ka më shumë qartësi e siguri, se sa dyshime. Ajo që e frenon operacionin, me sa duket, është çmimi i kartonit, për shkak se për ta pasur bergamaskët do të derdhin 26 milion euro në arkën e Sampdorias (12 për huazimin dyvjeçar dhe 14 për blerjen përfundimtare).

MENDIMI I MAROTTA – Sulmuesi është shumë i lumtur në Bergamo, por e lëkund thirrja e të mëdhenjve dhe Championsi. Bergamaskët kanë tashmë të fiksuar çmimin për Zapata: 50 milion euro. Inter reflekton dhe e mendon investimin që nuk do të mund të arrihet pa shitjen e Icardi. Nëse Marotta nuk arrin ta shesë argjentinasin të paktën dyfish, do t’i duhet të ndërrojë strategji. Gjithçka është në diskutim dhe Atalanta nuk e mbyll përfshirjen e të rinjve me të ardhme në tratativë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *