• |
ide | kryesore

Inzaghi ka një siguri tek Strakosha e Immobile, por “nuk e di kush do të luajë”

Sport



Duke e lënë pas hapin fals të javës së kaluar, Lazio e Simone Inzaghi do të rinisë gjuetinë për një vend në Champions që nga ndeshja ndaj Sassuolo. Tekniku bardhekaltër ka idetë e qarta në aspektin difensiv, por mbetet në dyshimin e zgjedhjeve përpara, në një ndeshje që duhet fituar me cdo kusht. Thoma Strakosha është njeriu i momentit për Lazio, në këndvështrimin e rëndësisë në ndeshje, ndërsa taktikisht tekniku ka të domosdoshëm Ciro Immobile.

SULMI REBUS – “Jam shumë i kënaqur nga Immobile, Correa dhe Caicedo, janë duke na dhënë një dorë të madhe edhe prapa përderisa skuadra është kompakte dhe është duke pësuar më pak gola. Për ne Ciro është vendimtar, duhet të zgjedh se kush do të jetë në krah të tij, dy të tjerët janë mirë, por më duhet të vlerësoj. Ciro na ka shënuar 13 gola në kampionat, shto këtu dhe ato të Kupës së Italisë. Një vlerë e shtuar për këtë skuadër, për mua do të jetë gjithmonë”.

ASNJË LLOGARI – “Duhet të vlerësoj, sigurisht nuk do ti shikoj të rrezikuarit. Vëmendje maksimale tek Sassuolo, mund të krijojë shqetësime, e ka bërë ndaj skuadrave të rëndësishme. Ne duhet të bëjmë garën tonë, me pjekurinë tonë. Kemi bërë gjëra shumë të bukura, kishte kohë që nuk fitohej një sfidë e tillë në Milano. Vijmë nga një humbje që djeg, do të duhet të kishte përfunduar ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *