• |
ide | kryesore

Napoli ngre duart lart: Juventus i duhet vetëm një pikë për titullin kampion

F1, Sport



Llogaritë për pak sa nuk i dolën Juventus, që mund të fitonte kampionatin më të shpejtë në historinë e Serie A, matematikisht pas 31 javësh. Për më shumë se një orë në superioritet numerik, Napoli nuk shkon më shumë se 1-1 në shtëpi kundër Genoa, pas humbjes së të mërkurës me Empoli, por kaq mjafton për ti prishur festën titull bardhezinjve, që do të startonte në rast humbje të skuadrës së Ancelotti.

Kuqeblutë luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 28’ e pjesës së parë për shkak të kartonit të kuq të Sturaro, pasi Var korigjoi në të kuq kartonin e verdhë që u dha në fillim nga arbitri Pasqua për ish-mesfushorin e Juventus.

U duk një punë e thjeshtë, sidomos po të konsiderosh golin e shënuar pas vetëm 6 minutash nga Napoli. Një goditje precize nga jashtë zonës e Mertens, në minutën e 34’, pastaj në rikuperim të pjesës së parë, në të 48’, një diagonale e Lazovic në krosimin e Pandev fiksoi barazimin që mbeti në fuqi deri në fund.

Një dorëzim i shpejtë i Napolit, që me mendjen në sfidën e Europa League kundër Arsenal, ka hequr dorë prej kohësh nga titulli. Për tu vendosur matematikisht në fanellat e Juventus për të tetin vit radhazi, bardhezinjtë e Allegri kanë nevojë edhe për një pikë të vetme në 7 javët e fundit, kur kanë mbetur edhe 21 pikë në lojë dhe diferenca e kryesuesve të kampionatit nga vendi i dytë është tashmë 20 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *