• |
ide | kryesore

Pas sherrit me Alketën, Dalina: Nuk e kam patur kurrë shoqe

Paparazzi, Slider



Edhe pse aktualisht Dalina dhe Alketa i kanë lënë pas mëritë,( pasi jo më shumë se një javë më parë “Revista Class” zhvilloi një set fotografik dhe një intervistë të gjatë me protagonistet e “Hostel by Anabel”) nuk mund të harrohet debati i tyre publik.

Dalina Buzi ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” dhe dy moderatoret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu e kanë pyetur se si ndodhi pajtimi mes tyre.

” Unë Alketën nuk e kam pas kurrë shoqe. As gjak. U bë publike sepse ishte në emocion e sipër. Këto janë gjëra pune, jo personale. Ishte një gjë biznesi. Aty janë dy koka pa menaxher që të sqarojë gjithçka. Në lidhje me një person tjetër, u përplasëm nëpër chat-e. Ka qenë rastësisht, është pak personale si histori… Kur ndodhin gjërat të tilla nuk është se prekesh. Nuk është se mua më ka prekur shoqja ime e fëmijërisë apo atë e ka prekur shoqjae saj e fëmijërisë, një gjë në familje apo një gjë me burrin. Por bëhen të mëdha mediatikisht. Zgjati më pak se ne nuk u takuam. Ne kemi punuar bashkë dhe s’kemi pas problem. Por kjo gjëja filloi të më acaronte dhe unë e shkruajta. Plus dhe emri i Alketës aty e bëri të madhe si gjë. “,- ka shpjeguar Dalina duke treguar se tashmë gjërat janë qartësuar dhe konflikti i përket të kaluarës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *