• |
ide | kryesore

Roma bën mashtuesin me Inter: Dzeko i ka thënë ‘po’ West Ham…

Sport



Në kohën kur Inter po bëhet gjithnjë e më insistues për Edin Dzeko, duke ndjerë rrezikun e humbjes së Mauro Icardi, Roma është duke u përpjekur të ndërtojë një ankand mbi sulmuesin boshnjak, por kjo sa për të rritur cmimin, sepse dëshira është ta transferojë jashtë kufijve të Italisë. West Ham është destinacioni i mundshëm për Dzeko, që pasi e kërkoi pa sukses në janar, i ka marrë aprovimin për transferimin në Londër, për verën e ardhshme. Vendimtare ka qenë mundësia që boshnjaku të kthehet të punojë me Manuel Pellegrini, trajnerin e tij në kohët kur ka qenë tek Manchester City.

TAKIMI GJATË JAVËS – Aventura e tij në kryeqytet po shkon drejt fundit, siç e shpjegon dhe takimi i radhës mes drejtorit sportiv Massara dhe Vigorelli, menaxherit të Zaniolo, i cili shpesh në të kaluarën ka bërë ndërlidhjen mes Trigorias dhe futbollit anglez, në të cilën është analizuar propozimi i parë i West Ham. Skuadra londineze, që e kishte kërkuar Dzeko edhe gjatë merkatos dimërore të transferimeve, ka vendosur në tavolinë 10 milion euro për kartonin e boshnjakut, që më 30 qershor do të ketë një shtesë prej 4.6 milion euro në buxhetin e klubit: mbi këtë shifër do të bëhet dhe i gjithë mbivlerësimi.

ROMA DISKUTON – Massara duke marrë parasysh propozimin e radhës ka ngarkuar Vigorelli që të rrisë cmimin deri në 20 milion për të mbërritur tek shitja e sulmuesin boshnjak tek Hummers. Nga ana e tij, numri 9 ka gjetur një akord paraprak me anglezët, që do t’i garantonin një kontratë dyvjeçare në të njëjtat shifra që merr tek Roma. Dzeko ka marrë shfaqje interesimi edhe nga ana e Evertonit dhe Interit, por vullneti i klubit verdhekuq është të mos forcojë një konkurrent direkt në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *