• |
ide | kryesore

“Thikë pas shpine”/ Publikohet intervista e rrallë e Konicës një ditë pas pushtimit italian

Dossier



Gazetari i VOA, Ilir Ikonomi ka publikuar sot një intervistë të rrallë të Faik Konicës, të para 80 viteve, kohë kur Shqipëria u pushtua nga Italia.

Gazetari shkruan në facebook: “Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë. Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayfloëer të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë.

Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork”.



2 Comments

  1. Mbreti,mori arratine,bashke me florinjte e shqiptareve,dhe Konica,ky njeri shume i zgjuar,dhe diplomat i madh,nuk kish kuptuar asgje se cfare ndodhte ne vendin e tij (ne fakt ai me shume ka jetuar jasht se sa ne Shqiperi),dhe cfare politike bente Mbreti i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *