• |
ide | kryesore

Video/ Lenjani vendos rekordin në Zvicër: gol pas 10 sekondash

Sport, Video



Tre gola në dy ndeshjet e fundit e kanë konfirmuar formën e mirë të Emir Lenjanit në Zvicër me Sion, por ai i shënuar kundër Luzern e ka futur mesfushorin e kombëtares shqiptare në historinë e futbollit zviceran, për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë.

Lenjani shënoi pas vetëm 10 sekondave lojë, në aksionin e parë të ndeshjes, që përfundoi me rezultatin 2-2: “Shumë i lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falënderimi i takon Zotit”, ka shkruar Lenjani në Facebook

Në Superligën e Zvicrës, mesfushori shqiptar ka shënuar golin e shtatë në 24 ndeshje, duke i shtuar statistikave optimiste të sezonit të tij edhe 7 asist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *