• |
ide | kryesore

Video/ Sadiku shpërthen në sharje, pas golit kundër skuadrës së Xhakës, Ajetit e Zhegrovës

Sport, Video



Një gol kështu do ta kishte ëndërruar kushdo, sidomos po të kesh parasysh se erdhi si zëvendësues dhe në një moment jo shumë të lumtur për Armando Sadikun. Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka lënë shenjën e tij, në barazimin 1-1 kundër Basel, vetëm se festimin e zëvendësoi me një shpërthim inati kundër të gjithëve, fakt që dëshmon momentin emocional të elbasanasit.

Kundër skuadrës së Taulant Xhakës, Albian Ajetit dhe Edon Zhegrovës sulmuesi kuqezi është futur në minutën e 46 në fushë, duke zëvendësuar Bottani. Një goditje nga distanca, si në golat e shënuar me kombëtaren kundër Izraelit dhe më pas shprehja e dufit në shqip: “Të q… robt”, që më tepër e kishte me momentin sesa drejtuar dikujt në vecanti.

Lugano me barazimin kundër Basel, qendron në vendin e 8 nga 10 skuadrat e kampionatit, me 33 pikë, shtatë distanca larg zonës së rënies nga kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *