• |
ide | kryesore

Video/ Tifozi futet në fushë e shkon drejt Ibrahimovic: reagimi i suedezit është i papritur

Sport, Video



Zlatan Ibrahimovic është gatuar kështu dhe nuk ka frikë nga asgjë. Ndoshta fakti që zotëron mirë artet marciale, por me atë që po ndodh javët e fundit nuk është e lehtë të ruash gjakftohtësinë, kur sheh të afrohet me shpejtësi një invazor fushe. Kjo është ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së Los Angeles Galaxy e Vancouver Whitecaps, në të cilën suedezi vuri shenjën e tij me një gol e një asist. Por skenën më të rëndësishme të ndeshjes e bëri pa top.

Një djalosh me fanellën e Suedisë veshur u fut në fushë dhe u drejtua nga Ibra. Idea ishte ajo që të merrte një autograf nga kolosi nga Malmö. Një dëshirë kaq e zjarrtë sa e bëri të sfidonte forcat e sigurisë e të kapërcejë barrierat mbrojtëse. Çfarë bëri Ibra? Me një qetësi olimpike, e përqafoi dhe i firmosi fanellën djaloshit që në atë moment iu dorëzua i lumtur ndjekësve të tij. Një skenë që u bë menjëherë virale e që shkaktoi ilaritetin e publikut të Vancouver. E që justifikoi gjithashtu gjithë duartrokitjet që suedezi kishte marrë gjatë ndeshjes, pavarësisht se ishte …një kundërshtar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *